Në bashki, 200 ankesa për trojet
FIER - Më shumë se 200 ankesa janë paraqitur në dyert e Bashkisë së Fierit nga qytetarë të ndryshëm. Ata u përkasin kryesisht zonave periferike të qytetit dhe ankohen për zaptim të paligjshëm të fqinjit në tokën e tyre apo edhe për ndërtime të kryera në pronat ekzistuese. Sipas shefit të Inspektoratit Ndërtimor në Fier, Sabaudin Alliaj vetëm në muajt e fundit të vitit 2008 janë depozituar raste konfliktesh pronësie, të cilat janë vërtet një rrezik i madh për shoqërinë dhe vetë këtë komunitet. “Natyra e konflikteve në pjesën dërrmuese të rasteve janë pretendimet e palëve për zaptim të pronave dhe kufijve ndarës. Me marrjen e njoftimit nga qytetarët kemi identifikuar dokumentacionin dhe shumë raste janë zgjidhur. Gjatë kësaj kohe ne kemi pasur ankesa të shumta edhe përsa i përket çështjeve konfliktuale që kanë fqinjët njëri me tjetrin, veçanërisht ata që kanë troje apo banesa private, si: mure rrethues, shkallësh, dritaresh”. m.r