Korrigjim i një botimi në faqen e Këshillit të Ministrave
Zyra e Shtypit dhe Informacionit në Këshillin e Ministrave dëshiron të sqarojë se teksti i Vendimit "Për mjetet motorike lundruese, që lejohen të qarkullojnë në zbatim të Moratoriumit "Për mjetet motorike lundruese në Republikën e Shqipërisë", i publikuar dje në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, është i pasaktë. Ndonëse në mënyrë të paqëllimshme, në vend të Vendimit të zbardhur në përputhje me ndryshimet e bëra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në faqe u botua gabimisht teksti i projektit paraprak të vendimit të paraqitur për shqyrtim dhe miratim.
Teksti i plotë dhe përfundimtar i këtij vendimi po publikohet edhe një herë në këtë faqe.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e ndjen të nevojshme të theksojë se Moratoriumi "Për mjetet motorike lundruese në Republikën e Shqipërisë" ndalon kategorikisht lundrimin në ujrat tona të mjeteve turistike vendase. Mjetet e huaja turistike mund të lundrojnë në këto ujëra vetëm në përputhje me parashikimet e legjislacionit dhe rregullave në fuqi. Organet e policisë dhe të Rojes Bregdetare do të vazhdojnë të zbatojnë me rreptësi dhe pa asnjë përjashtim ligjin për moratoriumin e mjeteve lundruese.