E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendim për organizim ceremonie

Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm vendosi, sot, organizimin e ceremonisë në nderim të të humburve në aksidentin ajror të helikopterit Bell 222.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit Nr. 9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Organizimin e ceremonialit, në nderim të të humburve, në aksidentin e datës 16.7.2006, gjatë kryerjes së fluturimit ajror, për përmbushjen me sukses të misionit humanitar.

Homazhet bëhen ditën e premte, datë 11.8.2006, dhe përfshijnë kryerjen e vizitave nga ora 10.00-12.00, në hollin e Pallatit të Kongreseve, dhe në orën 13.00 hedhjen e buqetave me lule, në det të hapur, nga bordi i një anieje.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, miratuar për vitin 2006.

Ngarkohen Protokolli i Shtetit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për organizimin e ceremonialit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›