Shtohen shanset e emigrantëve të paligjshëm në Britani
Një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptar, që jetojnë në kushte ilegaliteti, përballë autoriteteve të Britanisë së Madhe, mund të kenë një shans më tepër, në rast se ideja e kryebashkiakut të Londrës, për një amnisti emigratore do të pranohej nga të gjitha palët.
Sipas një studimi, të porositur nga kryebashkiaku londinez, Boris Xhonson, rezulton se pas një amnistie emigratore, pra duke rregulluar statusin e të huajve pa dokumente të rregullta, do t‘i ofronte ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar rreth 3 miliard paunde britanikë. Kjo, sigurisht përkrah disa kushteve paraprake. Studimi i kryer nga "The London School of Economics", po kështu arrin në përfundimin se një amnisti e tillë nuk do të nxiste emigrim të paligjshëm në shkallë të gjerë. Kjo, sipas të njëjtit studim mund të parandalohet me kontrolle të rrepta të kufijve të këtij vendi. Kryebashkiaku i Londrës, Xhonson, që gjithmonë ka përkrahur dhe është vënë në krye të fushatave të rregullimit të statusit të emigrantëve të paligjshëm i mirëpriti rezultatet e këtij studimi.
Amnistia e propozuar do të përfshijë të gjithë ata emigrantë që kanë qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, të paktën që prej pesë vitesh dhe që nuk kanë pasur telashe me policinë. Në këtë këndvështrim mendohet se për të fituar statusin e të rregulltit 2/3 e emigrantëve të paligjshëm do të ishin kandidatë të mundshëm përfitues. Në këtë mënyrë, amnistia do të ishte tejet e merituar për emigrantë shumë punëtorë dhe që demonstrojnë një angazhim të plotë për kontribute në shoqërinë e këtij vendi.
Programe të ngjashëm të amnistive dhe të rregullimit të statusit kanë qenë të njohura dhe të zbatuara në një sërë vendesh madhore emigrant-pritës përfshirë Francën, Spanjën, Italinë, Greqinë dhe SHBA-në.
Në Mbretërinë e Bashkuar kjo ide fillimisht u promovua nga kryebashkiaku i Londrës, Boris Xhonson, duke ngjallur polemika të ndezura, në prill 2008. Ministri i Imigrimit në atë kohë, Fil Uollësi deklaronte se një amnisti e tillë do të rezultonte në një rritje të trafikimit të qenieve njerëzore.
Kundërshtarët e amnistisë thonë se pikërisht në Spanjë dhe Itali këto programe sollën rritje të nivelit të emigrimit të paligjshëm. Ndërkohë, gjetjet e studimit thonë qartësisht se kjo amnisti nuk do të formësonte një rritje të niveleve të emigrimit, por do të sillte një rritje të shpenzimeve të përkujdesjes shoqërore dhe të strehimit publik. Po kështu duhet thënë se gjetjet e raport-studimit të porositur nga Xhonsoni, nuk do të jenë "muzikë për veshët" e drejtuesve të Partisë Konservatore.