Ujërat e zeza përmbytin pallatet e vjetra
Ujërat e zeza janë shndërruar në makthin e shumë banorëve të pallateve të vjetra në kryeqytet. Bodrumet e këtyre ndërtesave janë përmbytur nga ujërat e zeza, për shkak se pusetat e jashtme shkarkuese janë të bllokuara. Një situatë e tillë është tejet alarmante në njësinë nr. 4 në Tiranë, në rrugën "Niko Avrami" ku disa dhjetëra pallate vuajnë të njëjtin problem. Banorët shprehen se nuk po arrijnë që t‘i gjejnë një zgjidhje këtij problemi, ndonëse nuk kanë lënë zyrë pa trokitur.
Ata i tremben së tepërmi edhe temperaturave të larta, të cilat stimulojnë erën e rëndë që ngrihet prej bodrumeve, duke mos i lejuar që të hapin asnjë nga dritaret për ajrosje të shtëpisë. Po kështu, sipas banorëve të zonës, era e rëndë që ngrihet nga bodrumet, në këto ditë vere, ka shtuar mizat dhe gjithfarëlloj insektesh të tjera. Ata kanë kërkuar ndihmë si nga përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës, ashtu edhe nga drejtuesit e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, por deri tani përpjekjet shtetërore kanë qenë tejet të vakëta dhe nuk kanë mundur që ta zgjidhin këtë shqetësim. Banorët tregojnë të alarmuar edhe tubacionet e ujërave të bardha që ndodhen në të njëjtin vend në bodrum, të mbuluar me fekale. Ata shprehen plot pezm se vetëm kur të shpërthejë ndonjë epidemi nga uji i ndotur, shteti do kujtohet që t‘ua zgjidhë këtë makth që po përjetojnë.
Nga ana tjetër, ajo që duket se mban pezull zgjidhjen e shqetësimit të banorëve të kësaj zone është ndarja e kompetencave mes dy institucioneve "armike", Bashkisë së Tiranës dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve. Këta të fundit kanë për detyrë që të zhbllokojnë pusetat e jashtme të pallateve, në mënyrë që ujërat e zeza të shkarkohen në rrjetin qendror dhe të mos u ngelin në derë banorëve. Ndërkohë që pjesën tjetër të punës duhet ta kryejnë punëtorët e njërës prej ndërmarrjeve të bashkisë. Pas këmbënguljes dhe telefonatave të njëpasnjëshme të banorëve drejt bashkisë kryeqytetase, punëtorët e saj me mjete tejet modeste dhe të papajisur me veshje speciale për punën që duhet të kryejnë kanë mbërritur në "vendngjarje". Ata kanë tharë si kanë mundur ujërat e zeza në bodrumin e njërit prej pallateve të bllokuara, por duket se puna ka shkuar dëm. Nuk kanë kaluar veçse pak ditë që bodrumi të përmbytej sërish. Kjo për faktin se askush nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve nuk u mor me zhbllokimin e pusetave të jashtme. Kjo bëri që ujërat e zeza "të ziheshin sërish në grackë", duke u bërë gjëmën banorëve të pallateve.
Ndonëse kanë përdorur edhe mënyrat private të zhbllokimit, sërish gjendja nuk ka ndryshuar shumë. Tashmë të gjithë ata luten që Bashkia dhe Ujësjellësi të gjejnë gjuhën e përbashkët që të zgjidhin hallin që kanë dhe t‘i shpëtojnë nga ujërat e zeza.
Urat e Lanës shndërrohen
në "banjat publike" të Tiranës
Shitësit ambulantë, pranë apo sipër urave të Lanës në kryeqytet, si dhe kalimtarë të rastit, të moshave të ndryshme, që kanë nevoja të ngutshme personale, i kanë shndërruar urat e rikonstruktuara të lumit Lanë në "multifunksionale". Ato janë kthyer në banja publike të hapura, ku askush nuk heziton të kryejë nevojat fiziologjike. Ndërkohë që, duhma e rëndë e amoniakut dhe acidit urik, që thahet nga temperaturat e larta verore e bën tejet të pakëndshëm kalimin nga njëra anë e urës në tjetrën. Një fenomen i tillë ndodh pa dallim në të gjitha nyjat lidhëse të lumit Lanë, që nga zona e maternitetit të ri e deri te shkolla e nxënësve.
Ndonëse pas rikonstruksioneve të kryera në pjesën më të madhe të urave, Bashkia e Tiranës u kujdes që të vendoseshin edhe zgara hekuri për të penguar hyrjen e individëve, sërish kjo nuk e zgjidhi problemin. Një pjesë e madhe e zgarave janë dëmtuar dhe ata që e pretendojnë veten si qytetarë, vazhdojnë të kryejnë ritualet private fiziologjike në natyrë, duke lënë nga pas erën e padurueshme. Por, këtë fat e kanë edhe shumë kthina pallatesh apo rrugë qorre, kryesisht në afërsi të institucioneve shtetërore, ku qarkullimi është disi më i kufizuar. E duke mos pasur shumë shpresë në edukatën qytetare që të evoluojë nxitimthi në Shqipëri, të paktën mbetet lutja për sa më shumë shi dhe sa më pak të nxehtë.