Korrupsion në sistemin shëndetësor, tenderi 8 milionë euro, i paracaktuar fituesi

Sistemi shëndetësor ne vend është paralizuar nga korrupsioni. Abuzimet nga strukturat e larta në shëndetësi, përfshirë dhe ata të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza mbajnë peng përmirësimin e kushteve të këtij spitali, i cili në vend që të ofrojë shërbim brenda standardeve të duhura për pacientët, është kthyer në një mundësi përfitimi me shuma marramendëse. Qytetarët vuajnë dhe rropaten me ditë të tëra për një shërbim të thjeshtë në këtë spital ku mungojnë aparaturat, ilaçet e shpeshherë dhe mjekët.
Ndërsa drejtuesit e shëndetësisë, detyrë e të cilëve është të sigurojnë shërbim cilësor nëpërmjet investimeve, mendojnë vetëm se si të përfitojnë sa më shumë nga tenderat që zhvillohen në këtë qendër spitalore. Rasti më i fundit, ku tenderat e QSUT zhvillohen jo në bazë të rregullave por në bazë të njohjeve dhe ofertave të jashtëligjshme më të mëdha, ka të bëjë me pajisjen pajisjet e fazës së parë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", financuar nga qeveria shqiptare. Shumë firma po ndiqnin me interes jo të vogël shpalljen e tenderit për pajisjet e fazës së parë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", financuar nga qeveria shqiptare. Para disa kohësh, nga firma TOP CONSULT, e cila ka kontratë vetëm të bëjë specifikimet teknike, erdhën disa të ashtuquajtura specifikime teknike për t`u aprovuar nga përdoruesi final. Sipas burimeve konfindenciale, nuk u bë asnjë mbledhje dhe asnjë aprovim për aprovimin e këtyre specifikimeve, të cilat u quajtën të rregullta. Tenderi ishte ndarë në katër lote. Këto dokumente, pasi ndenjën rreth 1 muaj në sirtarë zyrash pa u diskutuar asnjëherë, u quajtën të aprovuara nga njësia koordinuese e projektit. Më e çuditshmja ndodhi para 2 muajsh. Juristët e QSUT-së përgatitën një pjesë të dokumenteve juridike por pa cënuar asnjë nga kushtet e vëna nga firma TOP CONSULT p.sh. firma duhej të kishte jo më pak se 29 inxhinierë të specializuar në fushën biomedikale (pikërisht 29, çudi!!), ndërsa për firmën shqiptare që do të bëjë mirëmbajtjen, nuk ka asnjë kërkesë. Një çudi tjetër ishte edhe fakti që firma që do të tregtonte aparaturat, do të fitonte edhe furnizimet me shtretër, pra do t`i merrte të gjitha. Kjo kuptonte se organizuesit nuk donin shumë kokëçarje, pavarësisht se kjo kishte kosto të madhe financiare për taksapaguesit shqiptarë. Çuditërisht, siç u mor vesh, specifikimet teknike të të gjithë spitalit iu dhanë QSUT-së vetëm 24 orë më parë se të shpallej tenderi dhe nuk kishin lidhje fare me ato që kishin ardhur për aprovim 2 muaj më parë. Pra erdhën 218 item komplet të reja që duhej të ofroheshin në 20 ditë me gjithë ditët pushim. A ka firmë në botë që të përgatitë tenderin e një spitali të tërë me specifikimet teknike në 16 ditë pune? Për të sjellë këto specifikime erdhi vetë përfaqësuesi i firmës TOP KONSULT, i cili nuk pranonte të bëhej asnjë ndryshim në këto specifikime që komisioni i shihte për herë të parë. Ato kishin ndryshuar si në cilësinë e item-eve dhe 75% ishin totalisht të reja që komisioni nuk i kishte parë kurrë. Firma që do të bënte mirëmbajtjen, as që nuk flitej sa inxhinierë do të kishte, pasi kjo nuk ishte e rëndësishme. E çuditshmja është se ky tender prej 8 milionë euro është me parakualifikim, ose e thënë ndryshe, do të parakualifikohen vetëm 2 firma (të cilat dihen dhe do t`i botojmë para datës së tenderit) dhe pastaj këto dy firma nën drejtimin e regjisë, do të bëjnë ofertën pranë fondit limit ku fituese do të dalë një firmë që ka kohë që bashkëpunon me firmën konsulente TOP CONSULT.
Organizimi mafioz i tenderit
Jo vetëm kaq por dy konsulentët e kësaj firme, kanë kohë që bëjnë vizitë në firmat prodhuese të materialeve për këtë spital. Tashmë dihet e gjithë kronika e organizimit mafioz të këtij tenderi me udhëtime Tiranë-Koln-Holandë-Firenze. Në këtë mega koordinim, koordinuesi gjerman ka lënë shumë gjurmë dhe shumë biseda por që do të do të dalin në momentin e duhur. Gjithashtu, janë zbuluar edhe e-mail-e të printuara, ku një firmë ka kërkuar oferta shumë kohë përpara se të shpallej tenderi. Dihet që firma fituese është e paracaktuar. Ajo fillon me I dhe mbaron me O, pasi ka patur avantazhe që të kërkojë ofertat 1 muaj më parë se këto dokumente të vinin në QSUT. Pra para se tenderi të shpallej. Se nga i ka gjetur dokumentet kjo firmë nuk dihet, por ajo që dihet është vizita e punonjësve të TOP CONSULT, zotërinjve F. B. dhe N. Ë. në Holandë, ku nuk u ra dakord për ndonjë gjë. Mos vallë ata do të informoheshin për prodhimet e ndonjë firme? Derisa ata kanë fituar të drejtën të bëjnë specifikimet teknike, domethënë që ata janë të aftë ta bëjnë atë punë. Përse ata flisnin vetëm për projektin shqiptar? Kush i dha të drejtë këtyre zotërinjve te bëjnë një gjë të tillë në emër të projektit shqiptar? Mos vallë pas kësaj vizite janë bërë biseda për specifikime dhe me ndonjë firmë tregtuese që ndodhet në zonën Toscana të Italisë? Këtë e themi pasi firma si Siemens kanë protestuar që specifikimet janë fotokopje të firmave të caktuara. E thjeshtë për t`u menduar. Unë të vendos specifikimet dhe ti mos i jep ofertë kujt. Ndoshta firma është shumë konfidente me këtë projekt. Ndoshta kjo firmë, në ndonjë tender ndërtimi, pasi u vendosën çmimet dhe ishte më e ulëta duke lënë disa item të pakuotuara, e rriti çmimin me 700.000 Euro pas hapjes së ofertave duke mbetur vetëm 4.000 Euro nën vendin e dytë pra gjoja fitoi me çmim të ulët. Jo pa qëllim i ishte kërkuar një numër aq i madh specialistësh firmës së huaj 29, ndërsa për firmën shqiptare nuk kërkohej asnjë, pavarësisht se aty kërkohen 3 vite garanci, pra është shumë e rëndësishme se kush do ta bëjë servisin në Shqipëri.
Mungesa e specifikimeve
Të marrë me probleme të mëdha organizative, ndoshta nuk është pasur kohë që të vendosen specifikimet aty ku duhen dhe ashtu siç duhen si p.sh: Në vizatime mungojnë (ndoshta me qëllim) vendosja e artikujve të mobilimit; Kuotat.
Në specifikimet teknike mungojnë: Përcaktimi relativ në dhomë dhe pozicionimi;
Nuk ka përputhje midis sasive të vendosura në Listën e Sasive për t`u kuotuar dhe Listës së Sasive të specifikimeve teknike. [Ruajtja arkivore, referoju dhomës R-1.052, sasia 9 në vizatim sasia 8]. Shumë artikuj nuk janë vënë në Formularin e Çmimit te Ofertës ndoshta me qëllim vjedhje si p.sh. :
1.1..30. Konstruksion tavanor për furnizimin me gaze mjekësore të anestezisë.
2.1..100.Tharës me tamburo
2.2..70. Dritare kthimi
4.1..10. Sistem dixhital për radiografi, Sistem dedektorësh, Trauma
4.1..20. Sistem dixhital për radiografi, Sistem dedektorësh
4.1..60. Sistemim dhe ruajtje e imazheve te radiografisë së kompjuterizuar
4.1..70. Njësi për fluoroskopi të lëvizshme për kirurgji
4.3..30. Shikim në kohë reale i volumit
4.3..40. Program për skanim dhe injektim kontrasti në mënyrë të sinkronizuar.
4.3..50. Aplikim për analizimin e lezioneve të enëve
4.3..60. Rikonstruksion 3 dimensional i drejtpërdrejtë.
4.4..60. Rikonstruksion 3 dimensional i drejtpërdrejtë.
Siç vihet re më lart, ky tender ka dalë në mënyrë të ngutshme për t`u vjedhur dhe i bërë keq. Thjesht ai duhet të anulohet, të rishikohet, të bëhet në dobi të popullit dhe jo për t`u vjedhur. Kështu shpjegohet edhe alarmi që ka qeverisja aktuale, për ta mbaruar tenderin sa më shpejtë para zgjedhjeve, pa mbaruar ndërtimi, pasi pas zgjedhjeve planet mund të prishen.