E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Zgjedhja e 28 qershorit, për të ardhmen e Ramës, jo të shkuarën e Berishës

Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit për bashkinë e Tiranës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ajo ka shprehur besim se zgjedhjet e ardhshme do ti fitojë e majta, që ka në qendër të saj socialistët. Kodheli siguroi se më 28 qershor, shqiptarët do të zgjedhin të ardhmen e Edi Ramës dhe jo të shkuarën e Sali Berishës. Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara thotë një fjalë e mençur, që sot i shkon shumë përshtat Sali Berishës, i cili kapet pas punëve të Bashkisë së Tiranës, si i mbyturi pas fijes së barit, në përpjekjen e dëshpëruar për të shmangur humbjen e tij të sigurt në 28 qershor, kur shqiptarët do të zgjedhin të ardhmen e Edi Ramës, jo të shkuarën e Sali Berishës, nënvizoi Kodheli.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›