E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ në Vlorë, rikonstruohet forumi rinor

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule u bëri thirrje të rinjve në qytetin e Vlorës që ti bashkohen alternativës së forcës politike që ai përfaqëson, si një mënyrë efektive për të përshpejtuar integrimin. Gjatë një takimi të zhvilluar me të rinj dhe të reja të këtij qyteti, ku u ristrukturua forumi rinor i kësaj partie për Vlorën, Dule nënvizoi se PBDNJ e bazon forcën e saj edhe tek masa e rinisë, duke garantuar kështu të ardhmen. Për ne, krijimi i forumit rinor, nuk përbën një qëllim në vetvete por një nevojë në rrugën e ecjes përpara, theksoi Dule. Sipas tij për forcën politike që kryeson fushata nuk ka filluar ende, pavarësisht se në këtë periudhë paraelektorale debatet janë të pashmangshme Kreu i PBDNJ, nuk u prononcua lidhur me aleancat e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›