Mediu prezanton në Patos kandidatin Ylli Gjoni
Kryetari i Partisë Republikane ka zbritur në qytetin e Patosit bashkë më anëtarë të kryesisë së Partisë në vazhdën e takimeve me simpatizantë. Mediu u ka kërkuar banorëve të këtij qyteti që të vazhdojnë të besojnë në qeverisjen aktuale pasi ndryshimet e bëra janë vlerësuar edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Gjatë takimit u prezantua kandidati për deputet i Partisë Republikane për Patosin Ylli Gjoni.
Mediu kërkon votën për të zgjidhur çështjen e pronave. Në mandatin e dytë qeverisës ne do të zgjidhim çështjen e pronës përfundimisht, ka deklaruar Mediu, i cili ndër të tjera ka shtuar se Shqipëria në NATO nuk është dhuratë, por është padyshim realizim standardesh të larta. Nëse Banka Botërore vjet deklaroi se varfëria është ulur, kjo nuk është për ti bërë fresk qeverisë. Politikat e qeverisë janë të drejta për shqiptarët, u shpreh Mediu para mbështetësve të partisë së tij, në qytetin e Patosit.