Korrupsioni dhe zgjedhjet, problem
Britania e Madhe hedh kritika për zgjedhjet në Shqipëri. Në raportin vjetor për të drejtat e njeriut, publikuar nga ministri i Jashtëm britanik, David Miliband, thuhet se “Shqipëria i mbajti zgjedhjet parlamentare më 28 qershor. Ato u monitoruan nga zyra e ODIHR-it. U konstatua se zgjedhjet përmbushën pjesën më të madhe të detyrimeve, por nuk plotësuan potencialin e plotë për standarde demokratike”. Në raport thuhet se megjithëse u shënuan përparime me listat e votuesve dhe procesin e identifikimit, bazën ligjore dhe procedurën e votimit, këto u arrestuan nga politizimi i procesit. “Përmirësimet e kodit elektoral, bazuar mbi rekomandimet e ODIHR-it, duhet të bëhen sa më shpejt që të jenë në kohë për zgjedhjet lokale të vitit 2011, që do kërkojnë mbështetjen e të gjitha partive politike”, thotë raporti. Britania konstaton se korrupsioni mbetet një proces i rëndësishëm për t’u adresuar në Shqipëri. “Duhet një strategji më efektive në luftën ndaj korrupsionit, veçanërisht çështjet që lidhen me korrupsionin e nivelit të lartë”, insiston raporti.
#