Korrupsioni ka kapur kryebashkiakun e Fierit
Odise Plaku
Do ta mbrojmë qytetin e Fierit! Fierin do ta shndërrojmë në një fushë me lule! E ardhmja e fierakëve do të jetë një mrekulli më vete!”, thoshte Baftjar Zeqaj në fushatë elektorale. Deklarata të këtij lloji, të veshura me ngjyra dhe lajle-lule, prej vitesh dëgjohen në këtë qytet nevralgjik për Shqipërinë. Një qytet me potenciale të padiskutueshme ekonomike, industriale dhe njerëzore. Një qytet që çdo ditë e më tepër po shkatërrohet nga keqmenaxhimi i jetës së tij, nga ata që janë në krye të qeverisjes vendore dhe qendrore. Një konkluzion që del vetvetiu nëse si pikë referimi nuk do të marrësh aspak qëndrimet politike, por fjalën e njerëzve të këtij qyteti. Të njerëzve që ditën e fillojnë e mbarojnë rrugëve të tij. Një qytet që jetën nuk e ka aspak të mbrojtur, por të kërcënuar çdo çast Nuk është aspak mbjellje paniku, por një realitet që duhet marrë në konsideratë dhe duhet vlerësuar me urgjencë. Sepse qytetit të Fierit dhe qytetarëve të tij iu fle mbi kokë, në çdo orë të ditës, kërcënimi për jetën. Qytetin e Fierit duan ta fundosin thellësive të ndotjes së rrezikshme, së pari qeveritarët e saj. E paimagjinueshme të cilësohet mbjellja e vdekjes në derë të shtëpisë si një arritje e madhe. Dhe bëhet fjalë për ato qindra tonë arsenik që pritet të dergjen në tokën fierake.
Nga kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, projekti për kalljen e vdekjes arsenik në jetën e qytetarëve të tij, që e kanë vendosur së dyti në këtë post, cilësohet si një arritje e madhe. Pas tij dhe të tjerë zëdhënës të “mirësisë” arsenik miratojnë plot entuziazëm se vdekja po groposet, duke i dhënë në të vërtetë asaj më shumë mundësi të kërcënojë. Flitet për mijëra e miliona euro që bëjnë vite që lëvrohen në emër të vdekjes në Fier. Në vend të fjalës së prerë për t’i thënë “jo” këtij veprimi vihet re një përulje e të zgjedhurve vendorë e qendrore në Fier. Logjikisht ngrihet pyetja përse? Padyshim gjëja e parë që të shkon në mendje është fakti se groposje do të thotë miliona euro. A mund të ketë përfitime? Gjithkush nga të zgjedhurit vendorë, kreu i Bashkisë së Fierit Zeqaj dhe këshilltarët e PS-së, mund të përgjigjet se këto miliona euro menaxhohen nga të huajt, se ata vetëm vendin zgjedhin. Por populli ka dhe shprehjen tjetër “Vetëm gjarprit nuk i dihen këmbët”, apo “Në mos do të rrjedhë, do të pikojë.” Në jetën shqiptare faktet tregojnë dhe më së miri është Gërdeci, që kur bëhet fjalë për përfitime dhe afera, korrupsioni dhe trafiku i shtrin këmbët sa në tokë dhe përmbi oqeane. A nuk është çudi që edhe këto miliona vdekjeprurëse të groposjes të kenë molepsur edhe të zgjedhurit tanë vendorë në Fier, por edhe qendrorë?
Nuk është çudi. E përballë këtij realiteti, i vetmi zë që ka ngritur shqetësimin deri në instancat më të larta të Evropës ka qenë LSI-ja, ajo që ka thënë prerë dhe qartë se vdekja nuk duhet të ketë vend në këtë tokë, në këtë jetë të qytetarëve fierakë. Një fakt. Ndërsa diskutohej çështja e arsenikut në Këshillin Bashkiak të Fierit, këshilltarët socialistë largohen nga salla. Përse? Sepse kurajën për të denoncuar këtë veprim në mënyrë kategorike e bënë përfaqësues të qytetit të Fierit, këshilltarët e LSI-së. Sepse Bashkia Fier është e verbër përpara fitimeve personale, por në dëm të qytetareve që i kanë dhënë votën. Ishte shumë e bukur protesta rinore që u bë në Fier kundër groposjes së arsenikut. Ajo protestë i tregoi të zgjedhurve vendorë dhe qendrore në Fier se si duhet të reagonin për këtë veprim. Në vend të vdekjes, mbollën simbolin e jetës. Shqetësimi i LSI-së merr çdo ditë e më shumë përmasa të gjera njerëzore. Deputeti Dritan Prifti i shkruan ambasadorit Lohan të ndërhyjë për të bllokuar projektin e groposjes së arsenikut, pasi rrezikohet jeta e qytetarëve. Shqetësimi i tij fillon së pari, sepse në të gjithë këtë proces nuk po dëgjohet fjala e qytetarëve të Fierit, të cilët do të jetojnë nën kërcënimin e lëndës helmuese të arsenikut. Nëse vërtet ata që janë në pushtet tani në Fier do të jetonin pjesën e mbetur të jetës së tyre në këtë qytet, nuk do ta pranonin një gjë të tillë. Por si duket i kanë hesapet ndryshe. Padyshim që fjala e tyre do të ishte krejt ndryshe nga ajo, që është shprehur tani. “Ata kanë parimin të vjedhim çfarë të mundim dhe pas nesh lë të bëhet kiameti” i shkruan Prifti, ambasadorit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan.
Por zëri i qytetarëve fierakë, i biznesmenëve të tij shtrihet edhe më tej në denoncim të korrupsionit. Nuk është aspak zë politik, por i njerëzve që jetën e ngrysin në pasigurinë e tyre. Janë dhjetëra biznesmenë që nuk shohin dritën e fitimit të një tenderi në Bashkinë e Fierit. Dhe jo se nuk kanë mundësi dhe fuqi ekonomike dhe potenciale të infrastrukturës. Por, sepse në Bashkinë e Fierit janë shndërruar në zot të tenderave vetëm dy-tre firma të cilat i kanë kapur keqas drejtuesit e Bashkisë së Fierit dhe nuk i lëshojnë më kollaj. Aq sa në Fier flitet se është votuar për PS-në dhe qeveris PD-ja.
Dhe fitorja e tenderave festohet deri në agim, larg syve të njerëzve të thjeshtë, në lokalet buzë detit dhe në udhëtime jashtë shtetit. Shpërblim për tenderat e fituar, për miliona lekë që qytetarët fierakë i kanë paguar nga buka e tyre e përditshme. Askush në Fier brenda PS nuk thotë se ka korrupsion. Askush nga PD nuk flet më për miliona lekë të cilat zhvaten, jo investohen në Fier. Fieri është kapur keq nga dallaveraxhinjtë e PS dhe PD.
A mund të jetë kapja që i kanë bërë Zeqajt shkaku kryesor që ai të humbasë orientimin dhe identitetin e tij. Është përsëri populli që thotë: “Gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe vjell gjithë jetë”. Koha ka kaluar dhe Zeqaj nuk e ka më të lehtë të shkëputet nga vallja në të cilën e kanë futur me apo pa dëshirën e tij. Në Fier tashmë flasin vetëm për 3 firma që fitojnë gjithë tenderat e bashkisë. Komisionerët e Baftjar Zeqajt i thonë firmave të tjera konkurruese, largohuni nga tenderi se Baftjari ia ka premtuar atë Benit…. apo ndonjë tjetri.
Dhe zëri i qytetarëve fierakë pohon se, tashmë rrugët e tij janë pushtuar nga kioskat që kreu i bashkisë, Bafjtar Zeqaj, po ia jep si shpërblim militantëve të partisë së tij. Nuk janë përfituesit njerëz hallexhinj. Hallexhinjtë i shikon në ndonjë qoshe të shesin nën frikën e ardhjes së fugonit të policisë bashkiake që iu hedh tej çdo gjë të vënë përpara për tregtim. Është urdhër i bashkisë që të mos konkurrojnë “hallexhinjtë” e partisë.
“Do ta mbrojmë qytetin e Fierit dhe do ta shndërrojmë në një fushë me lule”. E ardhmja e fierakëve do të jetë një mrekulli më vete!”, thoshte Baftjari në fushatë.
Për cilën të ardhme mund të flasin qeveritarët e Fierit në një kohë kur fëmijët e tij si një zë i vetëm i kërkojnë drejtuesit të Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj të ndalë revanshin e pushtimit të hapësirave të shesheve të pushimit nga pallate shumëkatëshe, që nuk dihet kur e marrin lejen e ndërtimit dhe kur i fillojnë e mbarojnë punimet. Jo shumë ditë më parë dhjetëra fëmijë fierakë kanë zgjedhur mënyrën më origjinale për të fituar sheshet e munguara të lojërave. Ishim më shumë se 200 fëmijë të moshave të ndryshme, të shoqëruar edhe nga prindërit dhe gjyshërit, që treguan se është e pamundur të gjesh një hapësirë sado të vogël për të kaluar kohën e lirë në qytetin e Fierit. Dhe vogëlushët e lagjeve “Kryengritja e Fierit”, “Konferenca e Pezës”, “16 Prilli”, “Apolonia” dhe “8 Shkurti” nuk i mësoi asnjë forcë politike të dilnin në protestë. Ata vetë tashmë nuk mund të dëgjojnë më gënjeshtrën se është duke u punuar për ta dhe të ardhmen e Fierit. Fëmijët e këtij qyteti, ashtu si dhe prindërit, gjyshërit e tyre, si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë po e kuptojnë se Fierin po e “hanë” çdo ditë e më shumë njerëzit e pangopur për pasuri. Një sondazh i USAID sot thotë se ekonomia ka rënë ne krahasim me një vit më parë. Për të kuptuar këtë nuk duhen sondazhet, sepse njerëzit e kuptojnë tek xhepi i tyre. Varfëria ka pllakosur gjithandej. Faji më i madh është i Berishës që qeveris për veten dhe familjen e tij, por për Fierin nuk ka pak faj dhe kryebashkiaku Zeqaj, që shpenzon mbi 5 milionë dollarë në vit për popullin, por populli nuk e kupton se ku shkojnë. Drejtësia duhet të tregojë vëmendje ndaj grabitjes publike të PD-së dhe PS-së.