Zhdukja e Remzi Hoxhës, akuza: Gazidede, dëshmitari i parë në gjyq
TIRANE – Bashkim Gazidede, ish-kreu i SHIK para vitit 1997 do të jetë dëshmitari i parë, në listën prej 102 dëshmitarësh që do pyeten në gjykatë në procesin “Remzi Hoxha”.
Kjo ishte kërkesa e prokurorit të çështjes, Xhevat Hana, pasi lexoi në gjykatë kërkesën për gjykim, ku i bëri një përshkrim të hollësishëm ngjarjes së ndodhur në tetor të vitit 1995. Sipas prokurorit Hana, të pandehurit e këtij procesi: Arben Sefgjini, ish-drejtori i SHIK për degën e Tiranës, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve; Ilir Kumbaro ish-kreu i SHIK në Drejtorinë Qendrore; Avni Koldashi ish-shef i bazës së vëzhgimit dhe Budjon Meçe, ish-inspektor, për të cilin u veçua gjykimi, akuzohen për “rrëmbim me pasojë vdekjen” dhe “torturë”, akuza të konsumuara në bashkëpunim dhe nga tre herë prej secilit të pandehur, në ngarkim të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, Ziso Kristopullit dhe kosovarit Avdyl Loshaj. Po dje gjykata vendosi të rrëzonte kërkesën e Sefgjinit, i cili nuk ndodhej në seancë, por kishte ngarkuar avokatin ta përfaqësonte në mungesë, për transferimin e dosjes në Gjykatën e Tiranës, me argumentin se mosgjetja e kufomës së të zhdukurit Remzi Hoxha, do të thotë që krimi ndodhet në vazhdim dhe se një vepër e tillë penale është nën juridiksionin e Krimeve të Rënda. Prokurori duke analizuar krimin e kryer nga të pandehurit pohoi se, këta me veprimet e tyre kishin dalë jashtë të gjitha rregullave dhe ligjeve të institucionit që përfaqësonin. Për të vërtetuar këtë, prokurori i çështjes pretendoi se dispononte dokumente të shumta që janë urdhra pagesash, dieta, pagesa karburanti, urdhra shërbimesh madje edhe shpërblime që të pandehurit kanë përfituar pas shoqërimit për në Vain të Lezhës të tre të pandehurve. Shpeshherë, sipas akuzës, të pandehurit janë fshehur si përfaqësues të institucioneve të tjera, çka përbën shkelje ligjore. fa.ma.