E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni me tenderat e dinamitit, në gjykim ish-funskionarët e mbrojtjes

08/04/2009  Skema e plotë e mashtrimit

TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës ka mbyllur hetimet ndaj ish-Drejtorit të Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes Shkëlzen Madani, ish-përfaqësueses së firmës “Nitromark Albania” Aurela Çota dhe administratorit të shoqërisë së licencuar “Geoconsult sh.p.k.”, Ferdinant Hodo. Objekt i hetimeve të procedimit nr. 3 janë parregullsitë e konstatuara në prodhimin, administrimin dhe kontrollin e lëndëve plasëse që përdoren nga shoqëritë operuese në ndërtimin e autostradës Durrës – Kukës - Morinë, segmenti Rrëshen – Thirrë si dhe mënyra e pajisjes së tyre me lejet përkatëse nga Komisioni i Dhënies së Lejeve të Lëndëve Plasëse për Përdorim Civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë hetimeve rezultonte se një nga përfaqësueset e shoqërisë “Nitromak Albania”, sh.p.k. shtetasja Aurela Çota, për të mundësuar marrjen e lejes për prodhimin e lëndëve plasëse ka hyrë në veprimtari korruptive me kryetarin e Komisionit të Dhënies së Lejeve të Lëndëve Plasëse për Përdorim Civil në Ministrinë e Mbrojtjes, shtetasin Shkëlzen Madani. Në të njëjtën linjë me përfaqësuesen e shoqërisë “Nitromak” ka shkuar edhe administratori i shoqërisë “Geoconsulet” sh.p.k, Ferdinat Hodo.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›