E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, tenton të hidhet nga pallati me 3 fëmijët

Ka përfunduar në mënyrën më të mirë tentativa e një burri në Tiranë për t’u hedhur nga pallati bashkë me 3 fëmijët e tij. Ngjarja e pazakontë ndodhi rreth orës 13:15 në një ndërtesë përballë ministrisë së Drejtësisë kur Feriz Haxhia, sëbashku me fëmijët e tij tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve me thirrjet për t’u hedhur. Mësohet se arsyeja qe e çoi burrin drejt këtij akti ishte një konflikt pronësie.

Zona u rrethua shpejt nga forcat e policisë së Tiranës dhe ato rrugore, ndërkohë që një negociator i RENEA-s u dërgua për të folur me Haxhian. Pas rreth gjysmë ore negociatash burri, sëbashku me fëmijët, dy djem dhe një vajzë, vendosi të zbresë nga tarraca e pallatit.

Ai u dërgua drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ku do të merret në pyetje me qëllim zbardhjen e motiveve që e çuan drejt një veprimi të tillë. Feriz Haxhia ishte banor i pallatit nga ku tentoi të hidhej.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 prill 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›