E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Korrupsioni nuk luftohet me demagogji”

 

Në fjalën e tij në konferencën e djeshme, kreu i PS-së, Edi Rama, vlerësoi maksimalisht figurën e Obamës. Rama deklaroi se me ardhjen e Obamës në pushtet ka ardhur një epokë e re, ku Shqipëria duhet të marrë shembull dhe të kuptojë se vetëm bashkimi “mund të na bëjë të arrijmë suksese dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës na e mësuan këtë”. Zgjedhja e Obamës - vijoi Rama - ishte një rast që tregoi se nga shembulli i forcës u kthye në forcën e shembullit. Rama tha më tej se duhet t’i japim dinjitet shtetit ligjor. “Korrupsioni nuk luftohet me retorikë antikorrupsion dhe as me demagogji dhe masa kundër medias”, tha kreu i Partisë Socialiste. Duke theksuar se Presidenti i ri beson tek demokracia dhe politikat e saj, Rama i uroi suksese Barak Obamës në misionin e ri që i ka vënë vetes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›