E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri: Tarifat e dritave nuk i vendosim ne

Nuk ka munguar reagimi i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në deklaratën plot nota ironie, ministria e Dritan Priftit sqaron se rritja e energjisë elektrike nuk është në dorë të saj, por të Entit Rregullator. "Na vjen keq që dy zonja erdhën dhe recituan "Poemën e Mjerimit" përpara ministrisë. Pavarësisht mërzitjes së madhe që u është shkaktuar këtyre zonjave dhe PS-së të braktisur nga mbështetja e jashtëzakonshme popullore e 8 dhjetorit, i ftojmë të shohin legjislacionin në fuqi dhe të shohin se kush i ka kompetencat për rritjen e çmimit", ishte përgjigjja e ministrisë. Sipas saj, ERE ka kompetencën për të vendosur për rritjen ose jo të çmimit të energjisë elektrike. Qeveria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin në rastin e rritjes së çmimit dhe për këtë në buxhetin e vitit 2010 janë parashikuar 2 miliardë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›