Shtrenjtohet jetesa e shqiptarëve
Kostoja e jetesës së shqiptarëve është rritur me 2.5 përqind, krahasuar me një vit më parë. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT-i, norma e inflacionit është rritur me shumë se një vit më parë, kjo si pasojë e rritjes së çmimeve. Ndërsa për muajin prill norma e inflacionit ka shkuar 4.4 përqind, nga 4.6 përqind në muajin mars. Kjo për arsye se çmimet e fruta-perimeve janë ulur gjatë muajit prill, gjithashtu edhe çmimet e veshmbathjeve. Ndërsa në kah të kundërt qëndrojnë çmimet e karburanteve, sepse gjatë prillit sipas INSTAT-it janë rritur me 0.8 dhe 0.9 përqind më shumë. Shtrenjtimi i çimmeve të karburanteve kanë ushtruar presion edhe në rritjen e inflacionit.
Inflacioni ka qenë mbi nivelin e përcaktuar të Bankës së Shqipërisë prej 3 përqind me një normë të lejuar plus/minus 1 përqind.