Ligjet rrëzojnë LSI dhe LZHK
08/01/2005 Ndërhyrja e forcave të policisë për shoqërimin e kutive, konsiderohet tentativë manipulimi
Komisioni i Ligjeve nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar mbi kodin zgjedhor. Për dy orë, deputetët kanë debatuar për shtimin ose jo të numrit të anëtarëve në komisionet e numërimit të votave, ku u kërkua të përfshihen përfaqësues të LSI-së dhe të LZHK-së. Por, në vendimin e marrë dje nuk është pranuar as rritja e numrit të vëzhguesve. Ndërkohë, Elmaz Sherifi ka hedhur idenë që procesi i numërimit të fletëve të votimit të filmohet i plotë, për të qenë sa më transparent para vëzhguesve të partive politike. Duke vlerësuar se amendamentet e Kodit Zgjedhor garantojnë votime demokratike, përfaqësuesit e PD-së dhe të PS-së në Komisionin e Ligjeve thanë se, vëzhguesit e partive që nuk kanë anëtar në Komisione do të kenë të drejtën që të marrin një procesverbal.
Transporti
Një nga problemet më të mëdha në garantimin e kutive të votimit, sipas përfaqësuesit të LSI-së, Mustafa Muçi, është pika e personave që do të shoqërojnë votat në transportimin prej qendrave të votimit te komisionet e numërimit. "Duke qenë se kemi një praktikë të shitjes së votave, propozoj që transporti të shoqërohet nga Policia e Shtetit për të siguruar votat". Por kjo është kundërshtuar nga eksperti i OSBE-së, i cili tha se e tërë paketa përmban një sërë elementësh, që shërbejnë për sigurinë e kutive të votimit. "Të gjitha kodet janë të shënuara në procesverbal dhe kopjet i shpërndahen subjekteve. Ndërkohë është lënë mundësia vetëm për tre kode sigurie shtesë. Të gjitha materialet vendosen në një zarf të veçantë, i cili nuk mund të hapet", tha eksperti. Ndërsa deputeti socialist, Bardhyl Agasi, tha se "propozimi për shoqërimin e kutive të votimit nga ana e policisë mund të përdoret si pretekst për të kontestuar zgjedhjet dhe rezultatin. Ndaj, nuk ka pse të përfshihet Policia e Shtetit". Këtë mendim e ka mbështetur dhe deputeti i PD-së, Fatos Beja, që theksoi se kemi raste të tjera kur ka patur ndërhyrje nga ana e policisë.
Vendimi
"Në pjesën e fletës së votimit ku shënohen partitë pjesëtare të një koalicioni zgjedhor me listë të përbërë, fleta e votimit të tregojë nëpërmjet elementëve të posaçëm grafikë ose ilustrues përkatësinë e partive pjesëtare në koalicion", thuhet në vendimin e marrë dje. Në këtë mënyrë, vëzhguesit e organizatave ndërkombëtare apo të partive politike do të kenë më të lehtë të kontrollojnë grupet e punës gjatë numërimit të fletëve të votimit. Por përfaqësuesit e LSI-së janë shprehur se vendimi i marrë në Komisionin e Ligjeve janë shenjë e qartë e bashkëpunimit mes PD-së dhe PS-së për zgjedhjet parlamentare.
Testimi i ri
Monitorimi i numërimit të fletëve të votimit me kamera të posaçme do të jetë teoria më e re në administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Shkak për këtë është bërë numri i madh i personave që do të merren me numërimin e fletëve të votimit. Ndërsa vëzhguesit e kanë të pamundur që të monitorojnë të gjithë procedurën. Por dhe ky vendim është parë me dyshim prej forcave te vogla politike që kanë kërkuar të kenë një anëtar në komisionet e numërimit të votave dhe në grupet e punës që do të kenë në dorë numërimin e fletëve të votimit. Faktikisht kjo procedurë do të jetë në dorën e vetëm 6 partive politike, pasi forcat e tjera do të kenë vetëm kompetencat për të monitoruar.