Kushteuesja: Në dyshim ndarja zonale
08/01/2005 Gjykata Kushtetuese ka rikthyer dhe një herë në skenën politike debatin mbi kriteret që do të përdoren në ndarjen e re zonale. Vendimi i Kushtetueses, për shpalljen antikushtetues të ndarjes së zonave sipas pjesëmarrësve të zgjedhësve në votimet e fundit, vë në pikëpyetje mbarëvajtjen e protokoll-marrëveshjes së firmosur mes PD-së dhe PS-së në fundin e vitit që shkoi. Duke marrë shkas nga ankesa e Partisë Socialdemokrate, në vendimin e dhënë nga kjo gjykatë thuhet se "Gjykata Kushtetuese e Reublikës së Shqipërisë vendosi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës të frazës "që kanë marrë pjesë në votime" në fjalinë e parë dhe të tretë të nenit 73, pika 1 të ligjit nr.9087, të kodit zgjedhor. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëherë". Në argumentin e dhënë, gjykatësit kanë arsyetuar se ky term në ligj sjell ndikim të drejtpërdrejtë mbi të drejtën themelore të shtetasve për të zgjedhur.
Gjinushi
Menjëherë pas këtij vendimi kanë reaguar përfaqësues të forcave të ndryshme politike. Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, i cili ishte dhe nismëtari i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, e konsideron vendimin e kësaj gjykate si të drejtë, ndërsa protokollin e firmosur nga dy partitë më të mëdha si pakt për të shkelur Kushtetutën. "PS-PD janë marrë gjithmonë vesh si të shkelin Kushtetutën dhe me këtë vendim duhet të fillojë të respektojnë Kushtetutën dhe jo të dalin mbi të", tha Gjinushi për "Metropol". Ndarja e ardhshme zgjedhore në bazë të protokollit do të bëhet edhe në "bazë të numrit të zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votime në tre zgjedhjet e fundit". Sipas PSD-së, marrëveshja duhet të zbatohet sipas kritereve të vendimit të djeshëm.
Marrëveshja
Por dy partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk cënojnë aspak marrëveshjen e 30 dhjetorit 2004. Kreu demokrat Berisha tha se Gjykata Kushtetuese mund të marrë çdo lloj vendimi nën presionin e Kryeministrit, por kjo nuk do ta lëkundë opozitën nga pikat e marrëveshjes. "Ky vendim nuk na lëkund ne nga marrëveshja me OSBE-së. Këtë marrëveshje e ka ndërmjetësuar përfaqësia e Komisionit Evropian dhe kam bindjen se këto dy institucione i qëndrojnë marrëveshjes", tha Berisha. Nga ana e tyre socialistët shprehen se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndikimi në marrëveshjen mes dy partive për çështjen e Kodit Zgjedhor. Elmaz Sherifi thotë se ky vendim është një dispozitë që ka të bëjë më shumë në shqyrtimin e çështjes së ndarjes së zonave elektorale, por që nuk do të prekë pikat e marrëveshjes për sa i përket miratimit të Kodit Zgjedhor. Megjithatë ai tha se për një koment të mëtejshëm do shprehet pasi të jetë njohur zyrtarisht me vendimin.