PD zgjedh emrat që do hartojnë programin
23/12/2004 Kryterai i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka filluar takimet me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, për të identifikuar emrat, të cilët do të përbëjnë Komitetin e Orientimit të Politikave. Sipas burimeve në PD, mësohet se kreu demokrat që prej tre muajsh ka intensifikuar këto takime, pasi faza e prezantimit të programit elektoral të saj nuk është larg. Takimet Berisha ka preferuar t'i zhvillojë në zyrën e tij, jashtë mediave dhe ka kërkuar nga bashkëbiseduesit marrjen në dorë të punës së këtij departamenti. Kjo strukturë do të hartojë programin dhe platformën e PD-së, me të cilin do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme. Drejtuesit e departamenteve përkatëse do kenë prioritet procesin e zbatimit të këtij programi në qeverinë e PD-së.
Konstituimi
Konstituimi i Komitetit të Orientimit të Politikave do të bëhet i tillë që "për çdo sektor të shoqërisë të ketë një përfaqësues ose një grup përfaqësimi, të cilët do të merren dhe me organizimin e punës", thanë burimet në PD. Pra, fusha e ekonomisë do të ketë një përfaqësues, që do të ngrejë grupin e punës, dhe do të merret me prezantimin e politikave ekonomike, një tjetër grup përfaqësimi do të jetë për shëndetësinë, një për politikat sociale, një për arsimin, një për energjetikën dhe kështu me radhë. Çdo grup do të ketë nga një përfaqësues, i cili do të ketë kontakte të drejtpërdrejta me kryetarin e Partisë Demokratike, që do të jetë njëkohësisht dhe kryetari i Komitetit të Orientimit të Politikave.
Përfaqësimi
Personalitetet apo grupet e personaliteteve, që do të marrin përsipër përfaqësimin direkt të departamenteve përkatës, janë ata që kanë pranuar ftesat e Berishës në tryezat që ai ka organizuar gjatë takimeve me Shoqërinë Civile. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, pjesëmarrës në shumë takime të organizuar nga e PD-ja për këtë qëllim, në një prononcimi për gazetën "Metropol" mohon të ketë pasur ftesë konkrete nga lideri demokrat për këtë qëllim, por shprehet se ideja e implementimit të shoqërisë civile në jetën politike shqiptare është për t'u përshëndetur. "Unë nuk kam marrë ndonjë ftesë konkrete për këtë qëllim, por për ngritjen e këtij komiteti është diskutuar shpesh në tryezat e opozitës dhe është vërtet për t'u përshëndetur. Natyrisht që nuk do ta refuzoja një ftesë të tillë", shprehet Kule, duke shtuar se do të ishte i gatshëm të merrte përsipër dhe koston e përfaqësimit në publik. Ndërkohë, deri më tani, problem është hasur në afrimin e elementit femër nga shoqëria civile. Kjo pasi preferohet mosdalja në publik. Por, duket se lideri demokrat e ka intensifikuar punën për ngritjen e këtij komiteti, i cili deri më tani kishte ngelur vetëm në rang ideshë, pavarësisht bashkëpunimit me grupe të caktuara ekspertësh për çështje të ndryshme, siç ishte buxhet. Për këtë çështje, grupe mjekësh dhe dekanësh u thirrën për të dhënë mendimet dhe sugjerimet e tyre për çështjet që i shqetësonin.