E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me firmat e tij klienteliste grabitën pronën private dhe hodhën në erë dhjetëra biznese

Asnjë shpronësim për banorët e pallatit pranë rrugës Ferit Xhajko
Banorët e Rr. Ferit  Xhajko në kryeqytet, denoncojnë me forcë cënimin e truallit dhe të banesave të tyre me tapi, të hipotekuara dhe legalizuara nga institucionet shtetërore. Burgosja, zaptimi i tokës së privatit pa e tjetërsuar dhe shembja e kolonave dhe shkallëve të pallatit Nr. 61/4 me 40 familje, është bërë në mënyrë barbare dhe ilegale nga shoqëria ndërtuese që po kryen rikonstruksionin e rrugës në fjalë, e cila ka marrë miratimin e Bashkisë së Tiranës. Rreth 200 banorët e kësaj zone, shtrojnë disa pyetje për të gjitha instancat më të larta shtetërore dhe kërkojnë sensibilizim kombëtar. Kush i mbron tapitë e qytetarëve të dhëna nga shteti? Kush e mbron Kushtetutën e Shqipërisë? Kush e mbron jetën e qytetarëve të këtij vendi nga krimi shtetëror? Pse dhunohen nga pushtetarët, tapitë e dhëna po nga vetë ata?, janë pyetjet që shtrojnë banorët e shokuar nga zaptimi i pronës dhe i banesave të tyre. Ndërkaq, shkeljes së projekt-idesë në rikonstruksionin e infrastrukturorë të Rr. Ferit Xhajko në Tiranë, përveç zaptimit të pronave private me tapi, në mënyrë të dhunshme dhe primitive, është shkelur edhe leja e ndërtimit të objektit e dhënë nga KRRT, të drejtat e njeriut, Kushtetuta e Shqipërisë, biznesi taksapagues i legalizuar nga shteti, legjitimiteti i tapive dhe i hipotekave. Absurdi dhe abuzimi qëndron në faktin se, KRRT jep një leje ndërtimi për një objekt, ndërkohë, po në kundërshtim me këtë leje që ka dhënë, miraton ndërtimin e një objekti tjetër. Qytetarit Beshir Avxhiut, i është grabitur me dhunë nga Shoqëria Ndërtuese pa e tjetërsuar ligjërisht, prona me tapi para pallatit, hyrja dhe shkallët e pallatit. Veç të tjerave, duke shkelur disa ligje të Kushtetutës së Shqipërisë, këtij qytetari, i është bllokuar nga Shoqëria Ndërtuese e kësaj rruge, edhe garazhi nën pallatin 8- katesh, dalja kryesore e pallatit dhe themelet e tij. Ndërkaq, edhe materialet e ndryshme ndërtimore të qytetarit të dhunuar, i janë plaçkitur në mënyrë të paligjshme. Ky është modeli i mbrojtjes së të drejtave të njeriut nga qeveria shqiptare. Ky është modeli i mbrojtjes së pronës private nga ndërtimi i objekteve në mënyrë të paligjshme. Ky është modeli i mbrojtjes nga dhunimit i tapive të qytetarëve të këtij vendi. E gjithë kjo, ka ardhur si rrjedhojë e devijimit nga projekt-ideja gjatë rikonstruksionit të rrugëve të kësaj zone. Kështu, gjatë zbatimit të projektit, firma ndërtuese e ka zhvendosur ndërtimin e rrugës 3 m më afër pallatit në fjalë, pa e tjetërsuar, apo shpronësuar më parë pronën private që ka zaptuar. Ky akt i paligjshëm është kryer para 6 muajsh, në mënyrë të rrufeshme, nën urdhrat dhe drejtimin e Inspektorit të Inspektoratit të Ndërtimit Urbanistik Tiranë, me mjete të rënda të Policisë Ndërtimore dhe forca të armatosura, pa e lajmëruar më parë pronarin e ligjshëm të truallit dhe banorët e pallatit. Pjesët e pallatit e goditur dhe të cunguar, ishin garazhi i tij, shkallët hyrëse, trualli me tapi para pallatit, dyqanet në katin e parë të pallatit, struktura bazë monolite, mbi të cilën qëndronte objekti dhe shkallët hyrëse. Pallati në fjalë është ndërtuar në vitin 1998 me lejen e Bashkisë së Tiranës dhe është i regjistruar, hipotekuar me nr. 118, dt. 10.08.2000, me sipërfaqe trualli 670 m dhe me të gjitha dokumentet e detajuara që kërkon ligji. Gjithashtu edhe trualli dhe pjesa para pallatit. Ndërkaq, sërish, me ose pa lejen e Bashkisë së Tiranës, prishet dhe zaptohen territoret e objektit në fjalë, që vetë ajo i ka miratuar, pa e dëmshpërblyer dhe përfillur pronarin. Ndërkaq, banorët kërkojnë nga qeveria respektimin e ligjit dhe dëmshpërblim moral dhe ekonomik për dëmet e shkaktuara. Për sa i përket grabitjes së pronës private dhe cungimit të objekteve të legalizuar sipas të gjitha rregullave që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë, fenomeni në fjalë përbën një akt i hapur i dhunimit të shtetasve shqiptar. Vë në dyshim demokracinë e këtij vendi, çdo institucion, ligj dhe vendim të qeverisë shqiptare, jetën dhe të ardhmen e çdo qytetari. Shpërdoron besim ne shtet të çdo qytetari. Fyen dhe dhunon figurën e shoqërisë civile.
Krimi shtetëror, falimentojnë bizneset
Për shkak të këtij akti flagrant i dhunimit të qytetarëve të kryeqytetit në Rr. Ferit  Xhajko, i dhunimit të pronës private dhe i biznesit, përveç rrezikimit të jetës së qindra banorëve nga shembja e papatit të goditur në themelet e tij, kanë falimentuar disa biznese në katin e parë të pallatit, sepse atyre u është bllokuar aktiviteti. Rruga e e aktiviteteve të ndryshme tregtare në katin e parë të pallatit është bllokuar që nga koha kur Shoqëria Ndërtuese, zaptoj në mënyrë të paligjshme territoret e tregtarëve të legalizuar. Kështu, përveç zaptimit të territorit ku ata zhvillonin aktivitetin tregtarë, u janë shembur edhe shkallët hyrëse për në pjesën e mbetur, duke paralizuar kështu çdo lëvizje të mallrave apo të klientëve. Kështu, disa biznese, pronarët e të cilëve kanë investuar me dhjetëra milionë lekë, i kanë mbyllur aktivitetin e tyre, për shkak të ndërhyrjes së mësipërme. Pronarët e goditur nga ndërtimi i rrugës jashtë lejes së KRRT, apo në bashkëpunim më të, shprehen se ambientet në pronësi të tyre, janë grabitur në mënyrë të pakuptimtë në interes të pazareve midis firmës ndërtuese, grupeve të interesit në krahun tjetër të rrugës dhe bashkisë. Kjo është siguria dhe mbështetja e Bashkisë së Tiranës për bizneset taksapaguese, për pronën private, zhvillimin e ekonomisë dhe tapive.     

*******************
Flasin banorët

Beshir Avxhiu
Ky akt vë në dyshim pronën private të çdo qytetari të Shqipërisë. Prona ime me tapi dhe legalizuar konform të gjitha ligjeve të Kushtetutës së Shqipërisë, është zaptuar në mënyrë të dhunshme, të paligjshme, jashtë vullnetit dhe dijenisë time, pa asnjë lloj marrëveshje apo tjetërsimi. Gjithashtu edhe banesa ime është cunguar në të njëjtën mënyrë. Nuk ndodh në planet, që një pallati ti këputen shkallët, trualli para tij dhe hyrja, nga shteti, kur vetë shteti e ka legalizuar. Qeveria shkel ligjet që vetë i miraton, ose nuk ndërhyn kur të tjerët i shkelin këto ligje. Në një shtet demokratik, është e papranueshme të grabitet biznesi dhe prona private nga pazari shtetëror. Kush do ti mbrojë tapitë e qytetarëve të dhëna nga shteti dhe të dhunuara nga bashkia? Si mund të zaptohet trualli privat pa u shpronësuar më parë? Kush i mbron tapitë dhe banesat e legalizuara? Kush do të na e rikthejë pronën dhe dëmshpërblimin ekonomik?

Rapush Meta
I bëj thirrje qeverisë se biznesi im ka falimentuar për shkak të objektit pa leje. Biznesi im, për të cilin kam investuar dhjetëra miliona lekë është cunguar në mënyrë të paligjshme. Hyrja e tij është bllokuar. U bëj thirrje strukturave shtetërore, të vijnë të vëzhgojnë situatën, sesi shkelen të drejtat tona. Sesi shkretohet ekonomia jonë. Prej 6 muajsh, jo vetëm aktiviteti tregtarë që ushtroj unë, por të gjithë dyqanet në katin e parë të këtij pallati, kanë falimentuar. Kërkojmë, kthimin e territoreve tona dhe dëmshpërblimin ekonomik, ashtu siç e përcakton ligji. Kërkojmë vëmendjen e qeverisë orgjentish, nëse duhet të besojmë se kemi shtet.

Vigan Avxhiu
Kërkojmë drejtësi dhe respektim të të drejtave të njeriut. Kërcënohet hapur në bashkëpunim me organet shtetërore vendore, jeta e qytetarit, banesa e ligjshme e tij, prona private. Zaptohet prona me tapi, pa e tjetërsuar më parë, pa u konsultuar me pronarin. Si mund të rrezikohet jeta e qindra banorëve dhe të mbyllen disa biznese, për shkak të disa pazareve klienteliste? Ndjehemi të pambrojtur dhe kemi humbur çdo besim se mund të funksionojë qeveri e ligjit në këtë vend. Ky akt flagrant, tregon se nesër mund ti rrëmbehet prona dhe ti prishet banesa çdo qytetari tjetër dhe pse disponon të gjitha dokumentet e nevojshme.  

Guri Aliaj
Para 6 muajsh, pa asnjë lloj, informacioni paraprak, me mjete të rënda, u prish hyrja dhe shkallët e pallatit tonë, për shkak të ndërtimit të një rruge në mënyrë të paligjshme, pasi ajo devijoj nga projekt-ideja e planifikuar. Kështu, 40 familje të palla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›