Kosova, anëtarja më e re e FMN-së
Republika e Kosovës është bërë anëtarja e 186-të e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Anëtarësimi i shtetit më të ri të Ballkanit është arritur falë votës pro të shumë vendeve, mes tyre edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kundër kësaj hyrjeje kanë qenë Serbia, Rusia dhe vende të tjera që nuk kanë pranuar të njohin pavarësinë. Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, deklaroi se anëtarësimi në FMN “përfaqëson një akt tjetër historik për Kosovën dhe të ardhmen e saj në Evrope dhe strukturat euro-atlantike”. Ndërsa kryeministrin serb, Mirko Cvetkoviç, edhe pse i pakënaqur nga vendimi, ka theksuar se “e rëndësishme është që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara”. Normalisht tani pritet pranimi i ftesës nga qeveria e Prishtinës. Bashkimi me FMN-në do t’i japë mundësi Kosovës të aplikojë për t’u bërë anëtare e Bankës Botërore. Vetë Thaçi shpreson që bashkimi me BB-në të bëhet në qershor.
11 Maj 2009