Çmimi i naftës do të rritet sërish
Çmimi i naftës ka arritur një rekord të ri.
Në bursat ndërkombëtare një fuçi naftë është kuotuar me 135.09 dollarë. Por analistët e mediave të huaja paralajmërojnë se javën e ardhshme çmimi i arit të zi pritet të pësojë një rritje të re, duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë nivelit të 140 dollarëve për fuçi. Prej disa muajsh çmimi i arit të zi sa vjen dhe shtrenjtohet edhe më shumë. Por kjo rritje në tregjet ndërkombëtare ka një ndikim të madh në tregun vendas. Kjo për vetë konjukturën e tregut, ku mbi 80 për qind e kërkesave të vendit për karburante plotësohet nga importi. Rritja e çmimit të karburanteve në vend ka edhe shumë efekte të tjera negative. Shtrenjtimi i arit të zi ndikon në rritjen e normës së inflacionit. Për muajin prill norma e inflacionit ishte 4.4 për qind, duke tejkaluar kështu edhe kufirin prej 4 për qind të vendosur nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria. Gjatë vitit 2007, çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka pësuar një rritje të ndjeshme. Në fillim të 2007-ës një fuçi naftë kuotohej me 55 USD, ndërkohë që në fund të vitit çmimi i arit të zi arriti në 90 USD/fuçi. Shkak për këtë ishte rritja e kërkesës për naftë. Por një tjetër faktor që ndikoi në rritjen e çmimit ishin edhe tensionet gjeopolitike. Gjithashtu zhvlerësimi i dollarit ka dhënë ndikimin e tij në rritjen e çmimit të naftës, duke qenë se prodhuesit kërkojnë një çmim më të lartë të naftës që të marrin të njëjtën pagesë për të në monedhën e vendit të tyre.