Valencia shkarkon Ranierin
26/02/2005 Humbja me Steauan në Kupën UEFA i ka kushtuar largimin nga detyra, trajnerit italian
Eliminimi nga Kupa Uefa ka rezultuar fatal, për trajnerin italian, Klaudio Ranieri. Në fakt, tekniku është shkarkuar nga detyra e tij. Valencia ka zhgënjyer në fillim të sezonit, në Ligën e Kampioneve dhe tani është eliminuar edhe nga Kupa Uefa. Objektivi i vetëm sezonal mbetet një vend për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.
Përfundon aventura e dytë
Vendimi është marrë dje në mëngjes, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të drejtuesve të klubit spanjoll. Tekniku 53- vjeçar është kthyer te Valencia, gjatë verës së shkuar, pas katër viteve, në të cilat kishte drejtuar Çelsin në Angli, të cilët janë konkretizuar me një vend të dytë në Premier Ligë dhe një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, sezonin e shkuar.
Surpriza Steaua Bukuresht
Me Klaudio Ranierin në pankinë, Valencia nuk ka arritur të fitojë trofetë e fituara në 2003/2004, kur ka fituar kampionatin spanjoll dhe Kupën Uefa, edhe pse gushtin e shkuar, skuadra ka fituar Superkupën Evropiane, duke mposhtur Porton, me rezultatin 2-1. Valencia nuk fitonte prej gjashtë javësh në kampionatin spanjoll dhe në takimin e djeshëm kundër Steaua Bukureshtit, kampionët aktualë të Spanjës kanë arritur të barazojnë rezultatin e shkuar, duke shënuar dy gola, por kanë humbur 4-3, nga pika e bardhë e penalltisë.
Asnjë reagim nga Ranieri
Dje, pas ndeshjes me Steauan, tekniku italian ka qenë i bindur: “Largimi im? Jam i sigurtë që do të vazhdoj të paktën deri në fund të këtij sezoni me Valencian. Do të ecim përpara duke luftuar. Nuk mendoj se në ndeshjet e fundit, skuadra ka merituar të humbasë, por rezultatet nuk kanë ardhur. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët, sepse herët a vonë, faza negative do të përfundojë”.
Triumf në kupë
Ranieri ka qenë në krye të Valencias, nga sezoni 1997 deri në 1999-ën, vite, në të cilët ka fituar një Kupë Mbreti dhe një kualifikim për në Ligën e Kampioneve. Majin e shkuar është gjetur marrëveshja konsensuale me Çelsin. Klaudio Ranieri ka qenë trajner i skuadrës londineze, qysh nga shtatori i 2000-it.
Eksperiencë e madhe
Ranieri ka drejtuar edhe Kaljarin, Napolin dhe Fiorentinën. Me skuadrën vjollcë ka fituar një Kupë të Italisë dhe një Superkupë Italiane. Pasi është larguar nga “Mestaja”, në 1999-ën, ka marrë pankinën e Atletiko Madrid për tetë muaj, pa arritur të evitojë rënien e skuadrës baske në Segunda Division, që ishte e para për klubin, pas 60 vitesh në Primera Division.
Keqardhja e Aimar
Futbollisti i parë që ka folur në konferencën për shtyp, për largimin e Ranierit ka qenë Aimar. Pikërisht ai, në fillim të sezonit ka qenë më i penalizuari nga tekniku italian. “Më vjen keq për Klaudion, sepse është një trajner që i ka dhënë shumë skuadrës. Jemi duke kalur momente shumë të vështira dhe tani duhet të ndryshojmë menjëherë fytyrë” - ka përfunduar.