E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si do taksohen cigaret dhe karburanti

27/02/2005  Kafe

Kafe e pa pjekur 40 lekë/kg

Kafe e pjekur 80 lekë/kg

Ekstrat kafeje 250 lekë/kg

Lëkura dhe lëvoret e kafesë 40 lekë/kg

Zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe 40 lekë/kg

Pije alkoolike

Birrë e bërë nga malto 30 lekë/litër Verë dhe verërat e gazuara 20 lekë/litër

Vermut të bërë me bimë aromatike 20 lekë/litër

Alkool etilik me 80 për qind alkool 200 lekë/litër

Alkool etilik me 12 për qind alkool 30 lekë/litër

Duhan

Puro dhe cigarillos që përmbajnë duhan 2240 lekë/kg

Cigare që përmban duhan 25 lekë/kg

Cigare që përmban zëvendësues duhani 2240 lekë/kg

Duhan i papërpunuar dhe zëvendësues duhani 2240 lekë/kg

Duhan i homogjenizuar 1500 lekë/kg

Ekstrate dhe esenca duhani 1500 lekë/kg

Karburante

Benzinë dhe benzol pa plumb 33 lekë/litër

Benzinë dhe benzol me plumb 38 lekë/litër

Vajguret 20 lekë/litër

Karburant tip vajguri 20 lekë/litër

Vajra të rëndë gazoili 13–27 lekë/litër

Propozimi i KOP-it

Thjeshtim i listës së mallrave të akcizueshëm

.Duhani e nënproduktet e tij

.Alkooli dhe pijet e forta

.Nafta dhe nënproduktet e saj

Prezantim i shkallëve specifike 30–40% Ad–Valorem

Mbajtja në fuqi e pullës së akcizës

Heqja e parapagimit të pullës

Prezantimin e konceptit të magazinës tatimore

Licensimin e të gjithë importuesve, prodhuesve dhe tregtuesve

Akcizat në Rajon

Shqipëria 1.8 për qind të PBB

Turqia 5.5 për qind të PBB

Maqedonia 3.8 për qind të PBB

Mesatarja e OECD 4 për qind të PBB

Meksika 3.8 për qind të PBB

Çfarë është akciza

Akciza është taksa indirekte e aplikuar mbi mallra të ashtuquajtura “të forta”. Produktet që bëjnë pjesë në këtë grup janë kafeja, duhani, karburanti, pijet alkoolike dhe lëngjet e frutave. Fakti që i quajnë të fortë, ka të bëjë me normën e lartë të konsumit të tyre nga njëra anë dhe prodhimin e ulët nga ana tjetër. Gjithashtu, këto mallra specifikohen si mallra me elasticitet të ulët dhe më pak zëvendësues. Legjislacioni shqiptar përcakton një nivel akcize, si për mallrat që vijnë nga importi, ashtu dhe për ato që prodhohen në vend. Sipas specialistëve, akciza është një tatim specifik dhe, fakti që është indirekt, aplikohet si masë sigurie në ato vende ku niveli i mbledhjes së taksave direkte është i ulët. Aktualisht, akciza e mallrave është në formë specifike dhe ka një vlerë fikse mbi sasinë e mallit. Niveli i mbledhjes së akcizës duhet të jetë afër nivelit të mbledhjes së të ardhurave nga TVSH–ja, por duket se nga të dhënat, akciza është në nivele shumë më të ulëta se TVSH–ja. Mbështetur në ligjet ekzistuese për tarifat doganore, akcizën dhe TVSH-në, del se fiskaliteti tek ne është vetëm 20%, pa marrë parasysh cigaret që futen pa pullë dhe pa doganë.

Variantet PS–PD

Shqipëria ka nivelin më të ulët në Rajon të kontributit të taksës së akcizës, në raport me prodhimin e brendshëm bruto. E megjithatë, çdo vit bizneset ankohen për nivelin e lartë të kësaj takse, që po shkatërron prodhimin vendës dhe po i dorëzon tregjet në duart e prodhimeve të importit. Mes debatit të përvitshëm që biznesi ka me qeverinë për këtë çështje, këtë vit ka ndërhyrë dhe Komiteti i Orientimit të Politikave në PD, që ka shpallur një variant të vetin mbi Paketën Fiskale. KOP-i ka kundërshtuar sistemin e deritanishëm të vlerësimit, duke kërkuar një rikthim në sistemin ad-valorem. Janë të shumta argumentet që paraqiten, por duket se më themelori qëndron në uljen e evazionit dhe korrupsionit të administratës. “Ne jemi të mendimit se një nivel i lartë i taksave çon detyrimisht në korrupsion dhe evazion fiskal”, thotë në lidhje me këtë çështje, Selami Xhepa, specialist në KOP. Duket se kjo teori mbështetet dhe nga ekonomistë të njohur britanikë, të cilët kanë deklaruar se “akcizat e larta të imponuara për mallra të caktuara, me qëllim që të çkurajohet konsumi i tyre në Britaninë e Madhe, kanë ndikuar në të kundërtën, duke inkurajuar kontrabandimin e tyre”, thotë Adam Smith. Duket se Shqipëria i ka me shumicë shembujt e kontrabandës së duhanit e karburanteve dhe e vërteton plotësisht tezën e Smith. Kështu, ndërsa në Paketën Fiskale 2005, niveli i akcizave është fiks mbi njësinë e prodhimit, në variantin e KOP-it do të jetë në përqindje mbi vlerën e mallit. Ne kemi menduar të bëjmë një thjeshtëzim të këtij sistemi dhe të listës që do të çojë në një menaxhim më të mirë të kësaj takse. “Kështu nga një grup mallrash, lista është reduktuar në tre nivele dhe ne mendojmë se kjo do të ndihmojë në përcaktimin e një niveli optimal, që është në favor të biznesit dhe të ekonomisë”, thotë Selami Xhepa. Kështu mund të thuhet se, KOP-i ka premtuar mes të tjerave mbajtjen në fuqi të pullës së akcizës, heqjen e parapagimit të pullës së akcizës, përjashtim nga akciza për nënproduktet e naftës që përdoren për ngrohje, nevoja teknologjike, agrobiznes. Nga ana tjetër, Ministria e Financës pretendon se ky është një sistem që përcakton një nivel të kënaqshëm të akcizës dhe nuk rëndon mbi biznesin. “Ne jemi duke punuar për të plotësuar të gjitha kriteret që të çojnë në BE dhe, ndërsa KOP-i bën politikë, ne punojmë”, ka thënë shkurt në lidhje me dy variantet fiskale Adriana Beberi, zv.ministre e Financave. Ministria e Financave ka mbrojtur me forcë variantin aktual gjatë diskutimit të Paketës Fiskale 2005, edhe pse pranon nivelin e ulët të ndikimit të akcizës në PBB. Aktualisht, akciza sjell vetëm 1.8 për qind të të ardhurave në prodhimin e brendshëm bruto nga akciza, kur fqinji ynë, Maqedonia, e ka këtë shifër në nivelin e 3.8 përqindëshit, ndërkohë që mesatarja e vendeve të OECD-së është 4 për qind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›