E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti shet 40% të UBA për 8 milionë USD

 

Qeveria shqiptare ka vendosur të shesë 40 për qind të aksioneve të saj te Banka e bashkuar e Shqipërisë UBA. Dje ministri i Financave, Ridvan Bode ka nënshkruar marrëveshjen me përfaqësuesin e Bankës Azfar Hussain Qarni, Drejtor në IDB. Kjo marrëveshje parashikon blerjen e aksioneve të shtetit shqiptar prej 40 % në UBA, nga aksioneri aktual IDB për 8 milionë dollarë.  Ministri Bode theksoi se si pjesë e strategjisë së qeverisë në privatizimet në tërësi dhe ato strategjike në veçanti, kjo marrëveshje që u nënshkrua sot konfirmon një tjetër arritje në këtë drejtim, duke privatizuar aksionet me një vlerë prej 3 milionë dollarësh më të lartë se në kohën kur shteti shqiptar ka ofruar këtë pjesëmarrje në vitin 2006. “Ne e konsiderojmë këtë një privatizim të suksesshëm që konfirmon deklaratat tona, se sistemi bankar dhe ekonomia shqiptare janë ende shumë të besueshme në sytë e investitorëve dhe të kompanive të huaja që veprojnë jo vetëm në ekonominë reale por edhe në sistemin financiar, konkretisht në sistemin bankar”, - tha ministri Bode. IDB është një bankë me qendër në Arabinë Saudite dhe operon në 55 shtete të Evropës, Azisë, Afrikës ka qenë 15% aksionerë të UBA tani bëhet 55%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›