E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova kërkon prani gjatë nxjerrjes së trupave



Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar të jenë të pranishme gjatë procesit të nxjerrjes dhe identifikimit të trupave nga varri masiv i gjetur në Rashkë, por Serbia nuk ka ofruar asnjë sinjal bashkëpunimi me ta. I vetmi kontakt i tyre mbetet EULEX-i. Në varrin masiv të zbuluar dje (informacionet ekzistonin prej shumë kohësh) besohet se ndodhen trupat e rreth 250 viktimave shqiptare të vrara gjatë luftës Kosovë-Serbi. Kryetari i Grupit Punues për të Pagjeturit në Kosovë, Pajazit Nushi, kërkoi angazhimin e ekspertëve të të dyja palëve dhe përshpejtimin e identifikimit të skeleteve. Ai kritikoi palën serbe se nuk e ka informuar grupin e Prishtinës mbi gjetjet e fundit. “Kryetari i delegacionit të Serbisë duhet t’i paraqesë qoftë kërkesën, apo rezultatin e hulumtimit ndërmjetësuesit mes dy delegacioneve, e ai të na e përcjellë ne për t’u marrë vesh se si të veprojmë. Ne, deri tani nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga Serbia”, tha ai. Autoritetet kosovare janë të bindura se shteti serb e di vendndodhjen e varrezave të tjera masive. Në Kosovë figurojnë edhe 1800 të zhdukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›