Kosova me fakte në mbrojtje të pavarësisë
Gjatë një takimi me gazetarë, ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni theksoi se dokumenti që ka 160 faqe, përmban të gjitha faktet e nevojshme në mbrojtje të legjitimitetit të pavarësisë, dhe pret një mendim të paanshëm të Gjykatës.
Sipas tij, Prishtina ka shqyrtuar me kujdes gjitha deklaratat e para të dorëzuara në GJND, ndërsa ka fakte të mjaftueshme ndaj të gjitha pretendimeve që i kanë shtruar disa shtete kundër pavarësisë së Kosovës.
Pas dorëzimit të deklaratave me shkrim pritet që më 1 dhjetor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të nisin seancat dëgjimore.
Ndonëse ende nuk dihet kohëzgjatja e seancave, sipas Hysenit, pritet që ato të përfundojnë brenda muajit dhjetor. Por Gjykatës i nevojiten disa muaj për të shprehur mendimin për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. (qik)