E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, me një festival të ri ndërkombëtar të filmit



PRIFILMFEST (Prishtina International Festival) do të jetë festivali i filmave artistikë të metrazhit të gjatë me karakter ndërkombëtar. Këto ditë në Prishtinë organizatorët e festivalit më të ri të filmit në Kosovë kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë deklaruar se përgatitjet tashmë kanë nisur, por festivali do të startojë vetëm pasi Kosova ta fitojë pavarësinë.
“Kjo nismë do të jetë një shtytje për zhvillimin e kinematografisë kosovare si dhe do ta fusë Prishtinën në listën e kryeqyteteve europiane me festival të respektuar të filmit”, - shprehet drejtorja e PRIFILMFEST, Vjosa Berisha. Sipas gjasave, festivali do të startojë jo më parë se muaji qershor ’09.

28 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›