Prishtina koritet prapë nga Shqiponja

Nga Ejup LLUMNICA
Prishtina është koritur edhe një herë nga Shqiponja dhe këtë herë midis stadiumit të Prishtinës duke pësuar humbje me rezultat 2:0, duke I dhënë kështu fund rrugëtimit të skuadrës "bardhekaltër" për ta mbrojtur Kupën e Kosovës. Është kjo befasia më e madhe e rrethit të dytë të këtyre garave. Prishtina e cila është llogaritur favorit absolute, përballë debutuesit në elitën e futbollit Shqiponjën e cila për momentin është befasia e kampionatit u gjunjëzua. Pejanët edhe në garat e kampionatit i shkaktuan humbje kryeqytetasve, humbje kjo e cila u arsyetua se ata kishin një vetëm një ditë të keqe. Por kjo si do të arsyetohej…? Fitore shumë të vlefshme ka shënuar edhe skuadra e Flamurtarit e cila mundi njërin nga favoritet për këtë trofe Trepcën '89 me rezultat 4:1. Ishin "kuqezinjtë" e Prishtinës të cilët dominuan gjatë gjithë kohës, ku qysh në pjesën e parë të cilën e përmbyllën me rezultat 3:0, dëshmuan se do të jenë skuadër kualifikuese përballë "xehetarëve" të cilët zhgënjyen me paraqitje. Loja e Trepcës'89 ishte shumë e shpërqendruar, motive i futbollistëve nuk ishte në nivel e kjo bëri që qysh në minutat e parë të pranojnë tre gola. Më rezultat identik (4:1) fitore ka shënuar edhe skuadra kampione e Kosovës, Besa e Pejës, e cila para adhuruesve të vet mundi finalistin e vjem të kupës Drenicën. Duhet theksuar se pas kësaj fitoreje pejanët mbesin njëra ndër skuadrat kryesore për ta fituar Kupën e Kosovës, edhe pse deri në përfundim të saj kanë mbetur të kalojnë edhe shumë sfida të mëdha. Drenicasit nga të cilët është pritur shumë më shumë në këtë edicion kanë dështuar totalisht. Ata edhe në garat kampionale nuk janë duke qëndruar mirë dhe kjo ka shtyrë kryesin e klubit që nga detyra të shkarkoj shtabin teknik por edhe disa futbollistë. Besiana këtë herë nuk e kishte shumë vështirë, pas që paraqitej para adhuruesve të vetë dhe për kundërshtar kishte skuadrën e një rangu më poshtë Sharrin, të cilën me lehtësi e mënjanon nga garat e mëtejme, duke e mundur me rezultat 4:0. Të drejtën për rrugëtim të mëtutjeshëm për trofeun e Kupës, e ka fituar edhe Gjilani e cila eliminoi KEK-un me rezultat minimal 1:0. Liria ishte shumë më e suksesshme se Lepenci duke i shkaktuar humbje të thellë 5:1. Ndërkaq, befasi gjithashtu e madhe është edhe kualifikimi i Kosovës së Prishtinës e cila në fushën e Ramiz Sadikut mundi Dritën me rezultat minimal 1:0. Rezultatet Besa – Drenica 4:1 Flamurtari – Trepca'89 4:1 Prishtina – Shqiponja 0:2 Besiana – Sharri 4:0 Gjilani – KEK-u 1:0 Liria – Lepenci 5:1 Kosova (P) – Drita 1:0 Hysi – Kosoa (V) e enjte