E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova nderon "Qytetar Nderi" Lekën e Parë

Familja mbretërore viziton nesër Kosovën. Leka i Parë do të nderohet në Prishtinë me titullin "Qytetar Nderi" dhe do t‘i dorëzohet në mënyrë simbolike çelësi i qytetit. Ai do të shoqërohet nga pasardhësi i tij, gjatë vizitës treditore në Kosovë nga data 12 deri në 15 prill. Zyrtarët e lartë të Kosovës do të zhvillojnë takime gjatë këtyre dy ditëve, por më i veçanti do të jetë takimi në familjen Tërpeza. "Duke u rikthyer në histori, 15 persona nga kjo familje kanë qenë ushtarë të Mbretit Zog dhe të Lekës së Parë. Ata kanë hyrë në Shqipëri në kohën e Hamit Matjanit si grupe diversante për të përmbysur regjimin e Enver Hoxhës", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit pranë Lekës së Parë. Pasardhësi i tij është aktualisht edhe këshilltar personal i ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›