E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID publikon indeksin e reformës gjyqësore

Nisma e shtetit ligjor e Organizatës së Juristëve Amerikanë (ABA ROLI) me mbështetjen e Ambasadës Amerikane me anë të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID), publikoi vëllimin IV të Indeksit të Reformës Gjyqësorë për Shqipërinë, në një aktivitet të organizuar në Shkollën e Magjistraturës në Tiranë. Drejtoresha e misionit të USAID-it në Shqipëri, Roberta Mahoney, tha në këtë ceremoni se: "Një gjyqësor i fortë është çelësi për një sukses afatgjatë të Shqipërisë". Mahoney inkurajoi juristët të përdorin këtë vlerësim për të ndërtuar një sistem gjyqësor transparent dhe të drejtë, të përbërë nga profesionistë të udhëhequr nga parimet e integritetit dhe pavarësisë. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë që kanë reformat në sektorin gjyqësor për investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe reformat në administratën publike të Shqipërisë. Indeksi i Reformës Gjyqësore (IRGJ) është një mjet vlerësimi i zbatuar nga ABA ROLI që merr në konsideratë një tërësi faktorësh të rëndësishëm për reformën gjyqësore në demokracitë në zhvillim. IRGJ-ja ka për qëllim të ndihmojë organizatat ndërkombëtare, donatorët dhe partnerët vendorë për t‘i orientuar më mirë programet e reformës gjyqësore nëpërmjet krijimit të një njësie matëse të ndikimit të tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›