E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova në CNN promovon turizmin me hotelin e Pacollit

Spoti

Qeveria e Kosovës në mënyrë që të tërheqë sa më shumë turistë do të paguajë 1 milion euro për transmetimin e një spoti në rrjetin prestigjioz CNN.

Mirëpo mediet në Kosovës, akuzojnë se në spotin prej 60 sekonda, në shtatë sekonda shfaqet një nga hotelet e zv.kryeministrit Behxhet Pacolli.

Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë, e cila vepron pranë Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, numri dy i partisë së Pacollit, për imazhet e hotelit justifikohet duke thënë se emri nuk shfaqet.
Në spot shfaqet edhe Bilioteka Kombëtare e Kosovës, objekt të cilin gazeta britanike The Telegraph, këtë vit e kishte përcaktuar si objektin e tretë më të shëmtuar në botë.

Deri më 20 dhjetor të këtij viti, klipi i fundit do të transmetohet prej një deri në katër herë në ditë, raporton e përditshmja kosovare Koha Ditore. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›