Presidenti e reformat, Sanino nesër në Tiranë

Drejtori i Zgjerimit në BE, Stefano Sanino
Drejtori i Zgjerimit në BE, Stefano Sanino, do të vizitojë nesër Tiranën.
Vizita e Saninos në Tiranë është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Europian.
Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, ditë më parë kishte paralajmëruar vizitën e Saninos në vendin tonë.
Drejtori i Zgjerimit Sanino rikthehet në Tiranë në kushtet kur procesi politik i reformave në vend është ndalur dhe dy palët nuk po gjejnë rrugën e konsesusit për çështjen e presidentit të ri. Komisioni Europian rekomandoi përfundimin e reformave, asaj zgjedhore dhe reformës parlamentare para 24 majit. Ndërkohë, që ky afat është tejkaluar të dyja këto reforma duken të bllokuara.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sanino pritet të ketë takime me Berishën dhe Ramën si dhe me liderë të tjerë politikë. /E.L/