Kosova, nje vit pavaresi dhe progres ekonomik
Një vit më parë, vetëm pak ditë para shpalljes së Pavarësisë, mendimi politik, ekonomik e shoqëror, kombëtar e ndërkombëtar, ishte fokusuar në faktin se "cila dhe si do të ishte Kosova e post-Pavarësisë"? Brenda kësaj çështjeje gërshetoheshin problemet më themelore të shtetit të ri demokratik të Kosovës, që lidheshin që nga vazhdimi i rrugës së zhvillimit të reformave demokratike, politike e institucionale, deri tek ato të respektimit të të drejtave të njeriut, të pakicave, medias dhe lirisë ekonomike; nga reformat në drejtësi dhe respektimi i ligjit, vendosjes së rendit dhe luftës kundër krimit e deri në ngritjen dhe zhvillimin e diplomacisë së Kosovës, njohjes ndërkombëtare të saj dhe ngritjen e funksionimin, gjithashtu të FSK-së (Forcës së Sigurisë së Kosovës), nga kryerja e reformave të ekonomisë së tregut, luftës kundër varfërisë e papunësisë, reformave strukturore e fiskale, reformave në sistemin shëndetësor dhe të edukimit, shtimit të përpjekjeve për zhvillim e integrim (përmes bashkëpunimit me ndërkombëtarët: UNMIK, EULEX) dhe aderimi në institucionet ndërkombëtare) dhe pse jo, deri te përballja me ndikimet dhe pasojat e krizës globale në ekonominë e jetën sociale të Kosovës. Dhe ja ku jemi sot, një vit pas pavarësisë në Kosovë. Por më parë...
ÇFARE EKONOMIE TRASHEGOI KOSOVA?
1. Trashëgimia ekonomike e Kosovës nga ish-Jugosllavia
Kosova, në kuadrin e ish-Jugosllavisë, si të gjitha vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Lindore, pas Luftës së Dytë Botërore (për gati 45-50 vjet) zhvilloi dhe trashëgoi një ekonomi të tipit komunist, të drejtuar në mënyrë të centralizuar e të komanduar, dështimi i së cilës tashmë është vërtetuar për të gjitha këto vende.
Në vitet 1990-1999, Kosova, nën regjimin e Millosheviçit përjetoi një pleksje të thellë të krizës politike me atë ekonomike e sociale, që përfundoi me luftën e Kosovës. Lufta dhe paslufta e gjeti me një ekonomi të shkatërruar e të paralizuar plotësisht dhe me një varfëri të tejskajshme, një ekonomi drejt një krize të plotë. Kështu, në prag të ndërhyrjes së forcave të Aleancës, situata ekonomike në Kosovë paraqitej tragjike, ndërsa çlirimi e gjeti Kosovën "tokë të djegur".
2. Trashëgimia ekonomike e Kosovës së pasluftës
Pas luftës, thellimi i krizës ekonomike në Kosovë u shfaq dukshëm; ajo ishte e gjithanshme, e shoqëruar me rënien ekstreme të prodhimit, paralizën e gjithanshme ekonomike e financiare dhe varfërinë në ekstrem. E këto dëshmoheshin nga:
-një vend pa institucione shtetërore;
-një ekonomi totalisht e paralizuar;
-një papunësi masive;
-financa publike inekzistente;
-një industri e amortizuar totalisht dhe e paralizuar përgjithësisht;
-një bujqësi e braktisur;
-një treg mallrash e produktesh me shumicë e me pakicë të boshatisur, me sy të kthyer nga ndihmat e emergjencës dhe importi;
-një treg shërbimesh, transporti etj., gjithashtu të paralizuara;
-një treg bankar dhe jo bankar i shkatërruar;
-institucione arsimore e shëndetësore të shkatërruara dhe gjithnjë në nevojë;
-një infrastrukturë rrugore e shkatërruar nga lufta, ndërprerje të aksesit në furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike në një pjesë të mirë të vendit;
Përfundimi ishte: Ekonomia në krizë. Varfëria kishte pllakosur vendin.
3. Zhvillimet ekonomike gjatë periudhës së administrimit nga OKB
Pas ndërhyrjes së forcave të Aleancës dhe kalimit në administrimin e OKB-së, Kosova hyri në rrugën e transformimit të plotë demokratik, në aspektin politik, institucional, ekonomik e social. Drejtimi i vendit (Kosovës) pas luftës nga UN(UNMIK) kishte si qëllim:
-ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës dhe institucioneve demokratike të tij;
-vendosjen e ligjit dhe të rendit;
-rindërtimin e vendit përmes zhvillimit ekonomik e social të tij. Pra, krahas një sërë reformave politike e institucionale, administrata e OKB-së, në bashkëpunim me autoritetet qeveritare të Kosovës dhe organet lokale të saj, të zgjedhura në rrugë demokratike, hodhi bazat e institucioneve dhe zhvillimeve të ekonomisë së tregut, që shërbyen si themeli i reformave të tranzicionit ekonomik të Kosovës. Dhe padyshim që u arritën disa rezultate.
Në aspektin makroekonomik, pas rënies së shënuar në vitet 2000-2001 dhe rritjes negative në vitet 2002-2003, në vitet 2004-‘05 rritja e GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) shënoi shifrën 3%, inflacioni dhe deficiti buxhetor filluan të viheshin nën kontroll. Megjithatë, deficiti në bilancin e tregtisë zinte 70% të GDP-së, të ardhurat nga emigracioni rreth 13% dhe ndihma e huaj rreth 34% të PPB-së. Më shumë zhvillim pas vitit 1999 mori sektori i tregtisë, i shërbimeve dhe i ndërtimit. Megjithatë, sektori i industrisë, bujqësisë dhe ai energjetik nuk shënuan ndonjë progres të dukshëm. Ndërkaq, papunësia dhe varfëria mbeten çështje shqetësuese dhe në rend të ditës.
4. Ekonomia e Kosovës në prag të Pavarësisë
Padashur t‘i rikthehem hollësisht situatës ekonomike e sociale, para një viti, në prag të Pavarësisë (situatë që tani po e lëmë pas), nuk mund të mos kujtojmë se në këtë këndvështrim (ekonomik, financiar e social), qeveria e Thaçit, klasa politike në Kosovë, shteti i ri demokratik, si dhe qytetarët e tij, me gjithë punën e madhe të kryer në bashkëpunim me ndërkombëtarët për gati 9 vjet, pas luftës në Kosovë, në prag të Pavarësisë, trashëgoi një gjendje ekonomike e sociale tejet të vështirë. Treguesit dhe indikatorët që e dëshmojnë këtë janë të njohur. Kosova, në prag të Pavarësisë, trashëgoi një Prodhim të Përgjithshëm Bruto rreth 1164 euro për frymë (sipas të dhënave të vitit 2007), një buxhet të konsoliduar për vitin 2008 (rreth 1 miliard e 90 milionë euro), rreth 72 mijë biznese të regjistruara dhe funksionale. Megjithatë, ekonomia e Kosovës kishte një industri të amortizuar totalisht e të paralizuar përgjithësisht, një bujqësi të braktisur, një treg mallrash e produktesh me shumicë e me pakicë të dominuar thuajse tërësisht nga importi, një treg shërbimesh të ndryshëm, si dhe treg bankar e jo bankar në hapat e parë, me institucione arsimore dhe shëndetësore gjithnjë e në nevojë, me mungesa dhe kërkesa gjithnjë e në rritje etj.
Gjithashtu, Kosova, me një popullsi prej gati 2.4 milionë banorë, me moshë mesatare të popullsisë më të re se çdo vend tjetër (rreth 25 vjeç), në prag të Pavarësisë trashëgoi një papunësi masive mbi 50%, në kushtet e një tregu pune që shtohet me gati rreth 30 mijë punëkërkues të rinj në vit. Të gjithë këta elementë nuk mund ta shmangin ekzistencën e varfërisë së përgjithshme, më e theksuar kjo në zonat rurale të saj. Por, megjithëse në gjendje të vështirë dhe të varfër, ekonomia kosovare në këto momente pati disa elementë pozitivë dhe avantazhe (të krijuara e të zhvilluara gjatë 9 viteve, me mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve), që suportonin disi ecjen e ekonomisë së saj, reformimin, zhvillimin dhe integrimin rajonal e evropian të saj, siç ishin:
-çështja e pronësisë përgjithësisht ishte e zgjidhur (element i rëndësishëm për zhvillimin e investimeve të huaja dhe të sektorit privat);
-iniciativa private, megjithëse në fillimet e saj, po zhvillohej. Kishte rreth 72 mijë biznese të regjistruara që ushtronin veprimtarinë e tyre;
-një sistem fiskal e buxhetor adekuat dhe disa institucione të tregut ishin ngritur dhe po funksiononin, duke u harmonizuar me ato të vendeve të BE-së, por që kishin dhe kanë ende shumë punë për konsolidimin e tyre, sidomos në aspekt të zbatimit dhe funksionimit të tyre;
-ekonomia e Kosovës ishte një ekonomi dhe tregti e liberalizuar dhe pjesë e proceseve integruese rajonale të tregtisë së lirë (CEFTA), si dhe kishte një marrëveshje për të ecur në procesin e stabilizim-asociimit me BE-në;
-Kosova ka në qarkullim monedhën e përbashkët evropiane, euron, kishte dhe ka të ardhura nga jashtë, nga emigracioni (remitanca) të konsiderueshme për afro 350-400 milionë euro në vit, që ishin dhe mbeten shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit etj.
NJE VIT PAVARESI-NJE VIT PROGRES
Askush nuk mund ta mohojë progresin e arritur, pavarësisht në ç‘përmasa (në një vit nuk mund të bëhet gjithçka), në të gjitha aspektet në Kosovën e pas-Pavarësisë. Një Kosovë e njohur nga 54 shtete, që po ngre dhe konsolidon institucionet demokratike të shtetit, me struktura të sigurisë e të rendit në funksionim, sipas standardeve, që po inicion një sërë nismash e reformash të zhvillimit ekonomik e të luftës kundër varfërisë dhe që po zbaton masa për integrim euroatlantik, nuk mund të mos quhet një Kosovë në progres. Për më tepër, nga pikëpamja ekonomike, financiare e sociale, dëshmi e hapave të progresit të shënuar, mund të konsiderohen:
-vazhdimi gjatë këtij viti i stabilitetit makroekonomik të Kosovës, si një garanci për zhvillim të qëndrueshëm për vitet në vazhdim. Rritja ekonomike në vitin 2008 ishte 5.2% dhe për vitin 2009 parashikohet 6.6% (pavarësisht nga baza krahasuese e kësaj rritjeje dhe kriza globale, ajo përbën një tregues pozitiv dhe premtues), dhe një rritje të GDP-së për kapital nga 1150 euro më 2007-ën, në 1616 euro për vitin 2009 etj;
-zhvillimi i disa veprave të infrastrukturës gjatë vitit 2008 dhe të parashikuara në buxhetin 2009 (ndërtim rrugësh, ujësjellës etj.), që kanë ndikuar e do të ndikojnë jo vetëm në zhvillimin kaq të domosdoshëm të këtij sektori, por edhe në zbutjen e papunësisë;
-miratimi dhe fillimi i zbatimit të buxhetit të shtetit të Kosovës për vitin 2009 do t‘i japë një zhvillim të mëtejshëm vendit dhe ekonomisë në shumë drejtime (shuma në rritje e buxhetit 2009, prej gati 1.5 miliardë euro, nga gati 1.09 miliardë më 2008-ën, është garanci për këto objektiva);
-rritja dhe zgjerimi i biznesit privat me më shumë se 15 mijë biznese të reja të hapura gjatë një viti (nga 72 mijë në fund të 2007-ës sot numërohen më shumë se 87960 biznese, prej të cilëve gati 47% janë të angazhuar në tregti;
-zhvillimi i mëtejshëm gjatë këtij viti i sektorit financiar (bankar e jo bankar), duke u bazuar në sistemin bankar me dy nivele (Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës, 8 banka të nivelit të dytë, 9 kompani sigurimesh, dy kompani të skemave të pensioneve etj);
-hyrja në rrugën e procesit të privatizimit të sektorëve strategjikë (Telekomit, Aeroportit, KEK-sektorit energjetik etj);
-zgjerimi dhe liberalizimi i mëtejshëm gjatë këtij viti i tregtisë (marrëdhëniet eksport-import në kuadër të CEFTA-s);
-rritja e investimeve të huaja, duke kapur shifrën e më shumë se 700 milionë eurove;
-fillimi i zbatimit të politikave të luftës kundër varfërisë dhe zbatimi i reformave të para sociale për rritjen e pagave dhe pensioneve;
-fillimi i zbatimit të reformave në fushën e edukimit, shëndetësisë dhe sigurimit shëndetësor, e një sërë reformash të tjera. Dhe për një vit, natyrisht, nuk janë pak. Por, padyshim, rruga e nisur është e gjatë dhe e vështirë. Prandaj ka shumë për t‘u bërë, veçanërisht...
PERBALLJA ME KRIZEN GLOBALE
Kriza ekonomike e financiare globale, që ka përfshirë thuajse gjithë ekonomitë më të zhvilluara të botës (recensioni i ekonomisë amerikane, asaj japoneze, rëniet, tkurrjet dhe recensioni ekonomik në vendet e BE-së etj.) nuk ka lënë pa prekur (dhe pjesa më e vështirë pritet të vijë gjatë këtij viti e që mund të zgjasë për dy-tre vjet) edhe vendet e Ballkanit, për rrjedhojë edhe ekonominë dhe jetën sociale në Kosovë. Kësisoj, në varësi të këtij ndikimi, mund të mos kemi rritjen e parashikuar ekonomike. Sektorët e ndërtimit, të tregtisë, prodhimet me lëndë të porositur, investimet e huaja, të ardhurat nga emigracioni etj., do të jenë pjesët më të ekspozuara ndaj krizës globale. Padyshim që këto mund të kenë ndikimin e tyre edhe në nivelin e jetesës së qytetarëve të Kosovës, varfërisë e papunësisë së tyre.
Prandaj, edhe marrja e masave për minimizimin e kësaj krize përbën një nga sfidat kryesore, krahas atyre të zhvillimit dhe integrimit ekonomik, dinamizimit të mëtejshëm të zbatimit të reformave të tregut, zbatimit të politikave ekonomike e fiskale, efikase dhe zhvilluese, shtimin e luftës kundër korrupsionit dhe informalitetit, apo rritjen e angazhimit e përpjekjeve për zbutjen e mëtejshme të varfërisë e papunësisë, që mbeten ende sfida madhore të zhvillimit ekonomiko-social të Kosovës.
Natyrisht, kur vendet më të zhvilluara të botës po bashkëpunojnë për përballimin e krizës, aq më tepër Kosovës, një shtet i ri, me ekonomi shumë të brishtë, do t‘i nevojitet një bashkëpunim më i gjerë me ekipet ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe EULEX-it, me donatorë të ndryshëm, veçanërisht me institucionet ekonomike e financiare ndërkombëtare dhe ato evropiane, e për me tepër, anëtarësimi në to tashmë është më i domosdoshëm se kurrë.
***
Një vit pavarësi në Kosovë, një vit progres i gjithanshëm. Sfida të reja shumëdimensionale, në dobi të zhvillimit demokratik, politik, ekonomik e social të saj, janë përpara dhe duhen përballuar