SHBA: "Do forcojmë lidhjet me Azinë"
Sekretarja amerikane e Shtetit nënvizoi dje prirjen e fortë të SHBA-së për të zgjeruar dhe forcuar lidhjet me Azinë. Gjatë një interviste dhënë në rrjetin britanik BBC, një ditë përpara një turi vizitash në Azi bëri me dije se axhenda e bisedimeve do kishte në qendër planet nukleare të Koresë së Veriut, krizën ekonomike dhe ndryshimet klimaterike. Sekretarja pa me vend të paralajmëronte Korenë e Veriut mbi "sjelljet provokuese", por foli edhe për një seri të gjatë përfitimesh në rast se ky shtet do të rishikonte programin nuklear. Gjatë turit njëjavor do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut dhe Indonezinë. Hilari Klinton do të niset sot nga Uashingtoni dhe ka ndër mend të qëndrojë dy net në Tokio, nga një natë në Xhakarta dhe Seul, e më pas dy net të tjera në Pekin përpara se të kthehet në Uashington më 22 shkurt.
Këto ndalesa reflektojnë larminë e interesave që Shtetet e Bashkuara kanë në këtë rajon. "Vizita në Azi tregon se Shtetet e Bashkuara nuk janë veç fuqi transatlantike, por edhe fuqi transpaqësore", tha sekretarja e Shtetit për BBC-në. "Po përpiqemi të krijojmë partneritete dhe mundësi bashkëpunimi që besojmë se janë në interesin e sigurisë tonë kombëtare, por përbëjnë edhe me vlerat e tyre".
Nënvizoi gjithashtu se Amerika kishte ndër mend të bashkëpunonte edhe më ngushtë me Kinën. Tha se ndërsa disa e shihnin këtë shtet të madh si kundërshtar, vërente mundësi reale për zhvillimin e raporteve të shëndetshme me Pekinin mbi çështje si ndryshimet klimaterike dhe energjinë e pastër. "Në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Presidentit, Barak Obama, ashtu si edhe nga ana e partnerëve tanë nëpër botë, ekziston bindja e plotë se është çasti për të nisur zgjidhjen e shumë problemeve tona". Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Kinës në të shkuarën janë përqendruar më së shumti në planin ekonomik, por sekretarja Klinton dhe departamenti që përfaqëson kanë ndër mend të zgjerojnë fushën e tyre.
Është hera e parë në 60 vjet që sekretari amerikan i Shtetit e zhvillon vizitën e parë zyrtare në Azi. "Nëse Koreja e Veriut është e gatshme të eliminojë programin e vet të armëve nukleare, administrata "Obama" ka gjithë vullnetin e duhur për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe", tha Hilari Klinton. Udhëtimi i saj në Azi po kryhet mes spekulimeve në mediat rajonale se Koreja e Veriut po përgatitet për testimin e raketave me rreze të largët veprimi. Sekretarja e Shtetit e cilësoi programin nuklear të Koresë së Veriut si "sfidën më të mprehtë ndaj stabilitetit në rajonin verilindor të Azisë", dhe tha se kombet e përfshira në bisedimet e gjashtë palëve mbi këtë çështje, duhet të punojnë së bashku për të arritur progrese. Bëri mjaft të qartë se Uashingtoni do t‘i kërkojë Koresë së Veriut të heqë dorë nga programi nuklear në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve diplomatike dhe ndihmës ekonomike.
Bisedimet gjashtëpalëshe, ku marrin pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Japonia dhe Koreja e Veriut kanë ngecur prej kohësh. Shqetësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë të bëjnë me verifikimin e aktivitetit të mëparshëm nuklear të shtetit komunist dhe i kërkojnë Koresë së Veriut të zbulojë të gjithë arsenalin e vet nuklear. Nga ana e saj, Koreja e Veriut këmbëngul se nuk ka marrë ndihmën ekonomike të premtuar në vitin 2007, sipas një marrëveshjeje për çarmatim nuklear.