Kosovarët: Kemi 300 milionë euro, duam të investojmë në Shqipëri
Qeveria e Kosovës, përfshirë Kryeministrin dhe ministrin e Financave, u shprehën së fundmi entuziastë mbi perspektivën e një investimi në Shqipëri, pasi Postë Telekomunikacioni i Kosovës, PTK, rezultoi ofertuesi më i mirë në tenderin për licencën e katërt celulare në Shqipëri. Bordi i Drejtorëve të PTK miratoi projektin e investimit, ndërsa qeveria e Kosovës shprehu mbështetje të plotë. "Ne kemi 300 milionë euro të akumuluara nga fitimet e viteve të kaluara", deklaruan zyrtarë të PTK. Kjo kompani ofroi 7.2 milionë euro për licencën e katërt, shuma më e lartë në tender. Zyrtarisht, fituesi do të shpallet pasi të analizohen ofertat teknike, por shanset që kosovarët të dalin fitues është shumë i madh.
PTK ka 900 mijë klientë në Kosovë në shërbimin e telefonisë së lëvizshme, ndërsa investimet e fundit kanë sjellë rritjen e kapaciteteve teknike të saj për të përballuar deri në 1.2 milionë klientë. Përveç shërbimeve celulare, PTK ofron edhe telefoni fikse, internet ADSL dhe shërbime postare. Këtë vit ka në plan të hapë një bankë. Të ardhurat e saj gjatë vitit 2008 qenë 172 milionë euro, ndërsa fitimet para tatimit qenë 78.5 milionë euro. Të ardhurat e PTK qenë 5.7% më të ulëta sesa në vitin 2007, si pasojë e uljes së çmimeve në telefoninë celulare, ndërsa fitimet ranë me 20%, si pasojë e shtimit të investimeve. Vala 900 uli tarifat e bisedave telefonike nga 16 cent të euros në 8 cent për minutë. Tarifat e saj në Kosovë janë tre deri në katër herë më të ulëta sesa tarifat në Shqipëri. Vëzhguesit ndërkombëtarë përgjithësisht nuk e kanë lejuar PTK-në të investojë fitimet e veta, gjë që ka sjellë akumulimin e qindra milionë eurove.
Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri arriti në 2.7 milionë klientë në vitin 2008, gjë që nënkupton një normë penetrimi prej 90% në raport me popullatën. Hyrja e operatorëve të rinj nuk pengohet vetëm nga norma e lartë e penetrimit të operatorëve ekzistues, por edhe nga struktura ligjore penguese në Shqipëri. Operatorët e rinj përballen me tarifa të larta interkonjeksioni, të cilat e bëjnë të pamundur konkurrencën me çmime më të ulëta.