E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vret veten 74-vjeçari

17/05/2005  Gjirokastër – Një 74-vjeçar, ka vrarë veten në orët e vona të ditës së djeshme në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Koshovicë, në komunën e Dropullit të Sipërm. Ka qenë 74-vjeçari, Kosta Zahari, i cili me një armë gjahu, tip teke, ka qëlluar drejt vetes duke vdekur menjëherë. Grupi hetimor që shkoi në vendin e ngjarjes, bëri të ditur se vetëvrasja e 74-vjeçari ndodhi në kushtet e depresionit të rëndë psikik, që kishte përjetuar viktima, para këtij akti. Vetëvrasja e Zaharit, është e treta brenda dy ditëve për qarkun e Gjirokastrës. Një ditë më parë, në kushte e rënda depresive për shkak të borxheve, u vetëhelmua baba i dy fëmijëve, 45-vjeçari, Rrapo Veliu, në banesën e tij në fshatin Fushë-Bardhë. Po kështu rreth orës 21.00, të së shtunës, vari veten Vasil Selami, në fshatin Rapckë të rrethit të Përmetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›