Siena, gati 3 emra për zëvendësuesin post-Bogdani

Skuadra e Sienës ka gati emrat që mund të zëvëndësojnë sulmuesin shqiptar Erjon Bogdani. Në "luftë" për vendin e goleladorit shqiptar janë: Volpato (Juventus), Kosato (Kievo) dhe Stelone (Torino).
Siena kreu edhe dy operacione të tjera në merkato. Te bardhezinjtë mbëritën slloveni Zajc dhe i huazuar do të jetë polaku Marcin Siedlarz, lojtar i përfaqësueses U-19.
Bogdani vazhdon të jetë i skicuar edhe në listën e Torinos. Në manovrat e "Toros", që kërkon dy sulmuesë me pëshë, sipas "La Gazzetta dello Sport", njëri nga këta është Bogdani, të cilin ia ka kërkuar zyrtarisht Sienës. Sulmuesi shqiptar, që refuzoi të ishte pjesë e Udinezez, edhe pse dy klubet arritën një marrëveshje paraprake, vazhdon të jetë i shinjestrën e Kievos dhe Romës.
Trajneri i Romës, Luciano Spaleti, mund të ketë në formacionin verdhekuq malaziasin, Vucinic, që ashtu si Bogdani, ka refuzuar ofertën e bërë nga Udineze. Spaleti, shkruan gazeta italiane "Il Tempo" kurrë nuk ka qenë i "dashuruar" me Vucinic, kështu që drejtuesit e Romës, nuk e kanë nënvlerësuar asnjëherë mundësinë e blerjes së Bogdanit, kartoni i të cilit kushton sa gjysma e malaziasit.
Erjon Bogdani është thirur zyrtarisht nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, për ndeshjen miqësore kundër San Marinos e programuar për datën 16 gusht që do të zhvillohet në shtetin e vogël brenda gadishullit italian.
Bogdani do të jetë në dispozicion të kroatit të përfaqësueses kuqezi në datë 14 gusht 2006 dhe do të rikthehet në Siena në datën 17 gusht.
Dash Frashëri