Kosovari fiton çmimin e RTL’së
Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 08:31
Besnik Salihi, student me origjinë nga Kosova, e ka fituar çmimin kryesor në garën e gjigantit televiziv gjerman, RTL që ka të bëjë me temën e integrimit.
Filmi i tij i shkurtër “Ëndrra ime”, që trajton zhvillimin e pasionit me breakdance të një grupi të rinjsh është vlerësuar si më i miri.
Ministrja për integrim në Gjermani ka vlerësuar garën e RTL, duke thënë se kjo do të ndihmojë në eliminimin e barrierave dhe paragjykimeve për grupet e ndryshme etnike.