E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë : AAK thirrjevëllazërore për qetësidhe maturi

PRISHTINË- Nga Kosova bëhet thirrje vëllazërore për qëtësi dhe maturi në Shqipëri për tejkalimin e situatës së krijuar sot gjatë një demonstrate të zhvilluar nga opozita në Tiranë.
“Ne kemi besim se lidershipi shqiptar do të gjejë rrugën më të mirë të mundshme që ta tejkalojë këtë sfidë në interes të Kombit dhe Shtetit Shqiptar”, thekson Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në një deklaratë të sapodhënë.

Kjo forcë politike kosovare po ashtu thekson se është duke ndjekur me shqetësim dhe është e brengosur për situatën politike të krijuar në Shqipëri. “AAK i bënë thirrje vëllazërore të gjithë popullit shqiptar për qetësi dhe maturi!”, është mesazhi i deklaratës.

“Si Aleancë dhe si Kosovë, gjithmonë kemi gjetur mirëkuptimin për zhvillimet në Shqipëri, ndaj edhe kësaj radhe në rrethana sfiduese që po kalon Shqipëria, bëjmë thirrje që të gjendet hapësira që kjo situatë të tejkalohet me maturi”, thuhet në deklaratë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›