Pensionet e rritura, retroaktivisht nga 1 janari

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 16:47
Ministria e Ekonomisë dhe Financa (MEF) ka njoftuar se të gjithë pensionistëve të Republikës së Kosovës duke filluar nga muaji janar 2011 pensionistët do t’i marrin në mënyrë retroaktive pensionet e rritura.
Kjo rritje sipas MEF-it është bërë me qëllim të avancimit të pozitës materiale për këtë kategori.
Gjatë vitit 2010 është punuar intensivisht në avancimin e ligjit dhe rregullimin e statusit të pensionistëve, që njëherazi përcakton edhe përfitimet për këtë kategori.
“Kostoja e këtij ligji është pjesë e planifikimeve buxhetore për vitin 2011 dhe do të fillojë së zbatuari nga 1 janari i vitit 2011, kosto kjo e përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar me FMN-në në qershor të vitit 2010”, theksohet në komunikatën e MEF-it.