Digjet vetura e një serbi në veri
Nga Express më 21 janar 2011 në ora 14:31
Policia në Mitrovicë ka njoftuar se një koktej molotovi është hedhur në një veturë, e cila ishte e parkuar afër Fakultetit Ekonomik në veri të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, toger Besim Hoti ka thënë se persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një veture të parkuar, e cila ishte pronë e një qytetari serb.
“Sipas pronarit të automjetit, dy persona të paidentifikuar hodhën koktej molotovi në veturën e tij. Kurse zjarrin që e përfshiu makinën, vozitësi ia doli vetë ta shuajë”, tha Hoti, duke shtuar se motivet e këtij akti ende nuk dihen.