E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 230 mijë nënshkrime kundër Martyt

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 15:37

Një delegacion i shoqatave të dala nga lufta, do të nisen të premten për në Strasbourg, ku në Këshillin e Evropës do të dorëzojnë kërkesën që të mos miratohet raporti i Dick Marty.

Kërkesës i është bashkëngjitur edhe peticioni i nënshkruar nga 230 mijë e 523 qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, falënderojnë të gjithë qytetarët që kanë nënshkruar peticionin, si dhe falënderon të gjithë veteranët dhe aktivistët e tjerë që u angazhuan në mbledhjen e nënshkrimeve.

Delegacioni i organizatave, mes takimesh të shumta që do zhvillojnë në Strasburg, do të marrin pjesë edhe në protestën e organizuar nga bashkatdhetarët më 25 janar, në ora 12.00, para Selisë së Këshillit të Evropës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›