TOB, nis sezoni i ri artistik
TIRANE- Teatri i Operas dhe Baletit nis sezonin e ri artistik me opera për të rinjtë dhe të vegjlit që përfshin vënien në skenë të disa pjesëve muzikore. Projekti muzikor “Opera për të rinjtë dhe të vegjlit” realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Tiranës. Sot janë zhvilluar provat, ndërsa nesër dhe pasnesër ngjitet në skenë baleti “Arrëthyesit”, për të vijuar në ditët në vazhdim me “Një ndodhi në pyll” një shfaqeje për të vegjlit. “Gjerdani i perlave popullore” është një tjetër shfaqje që do të serviret për artdashësit falë interpretimeve të artistëve të ansamblit popullor dhe folkloristëve të vegjël. Ndërkaq më 22 janar për të gjithë admiruesit e muzikës ngjitet në skenë “Tirana by night” një novelë koreografike rinore. (m.a/BalkanWeb)