E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë

PRISHTINE- Zyra për Pronësi Industriale e Kosovës, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dhe Zyra për Pronësi Intelektuale e Kroacisë nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i këtij memorandumi është ngritja e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale, i cili do të përmirësojë mbrojtjen adekuate të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe shfrytëzimin efektiv të tyre, duke u bazuar në marrëveshjet përkatëse ndërkombëtare.

Me këtë rast, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Januz Kastrati tha "nënshkrimi i këtij memorandumi përbën një ngjarje të rëndësishme në krijimin e lidhjeve më të mira me shtetet e rajonit dhe veçanërisht me shtetin mik të Kroacisë. Njëkohësisht ky bashkëpunim do të reflektojë edhe në bashkëpunimin politik në mes të dyja vendeve", theksoi Kastrati. Memorandumin e nënshkruan, për ZIP në, Isa Duka dhe për ZPIK në, Zhelko Topic, ndërsa ambasadori i Kroacisë në Prishtinë, Zlatko Kramaric uroi për suksese të mëtutjeshme në fushën e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kroacisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›