Rrëshqet avioni në autostradë, shpëtojnë 154 pasagjerët
Një avion i "American Airline", me 154 persona në bord, ka rrëshqitur në një autostradë në Xhamajkë, nën kushtet e një moti të keq dhe një shiu të vazhdueshëm. Si pasojë janë plagosur 40 persona dhe vetë avioni është ndarë në dy pjesë. Rrëshqitja e tij ka zgjatur deri në momentin kur ka ndaluar mu buzë detit. Për pasagjerët që kanë parë tmerr me sy, shpëtimi nga një vdekje thuajse e sigurt është një mrekulli Krishtlindjesh.