E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi, 28 mil. në valën e 40-të

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) shpalli sot fituesit e përkohshëm të valës së 40-të të privatizimit. Gjithsej 12 ndërmarrje të reja ishin në dispozicion për shitje.

Ofertat, gjithsej 47 sosh, janë hapur dhe rezultatet janë shpallur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, nga ora 13 deri në 14.

Vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 27 milionë e 953 mijë e 545 euro, bëhet e ditur në një komunikatë shtypi të AKP-së.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›