Shqipëria në zgjedhje të pjesshme. Deri në 10.00 pjesëmarrja e ulët
TIRANE- Në Shqipëri sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 5 njësi vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se votimi ka nisur normalisht në 5 njësi vendore.
Zgjedhjet zhvillohen në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, komunën Otllak në Berat, bashkinë Fushë Arrëz, komunën Fierzë, zona në të cilët vendi i kryetarëve mbeti bosh pasi drejtuesit morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e parlamentare të 28 qershorit . 45 mijë zgjedhës janë thirrur për të votuar në 65 qendra për të votuar.
Zëdhënësi i KQZ Leonard Olli tha se qendrat e votimit janë hapur në orën 07.00 dhe procesi deri në orën 10.00 ka ecur normalisht. “Kemi shpërndarë inspektorët tanë në të gjitha qendrat e votimit dhe deri në këto momente procesi ecën normalisht. “- tha Olli në një prononcim për NEWS24.
Gazetarët e NEWS24 informojnë se deri në 10.00 pjesëmarrja e votuesve ka qenë e pakët.
Kandidatët
Në Tiranë, në minibashkinë numër 10 në garë për vendin bosh të lënë nga Gerti Bogdani, janë Blendi Fuga I PD-së, dhe Gjergj Thomai I LSI-së.
Në Bashkinë e Klosit dhe në Burrel në garë janë kandidati I PD-së Ramazan Mjeshtri dhe Xhevdet Reci I LSI-së.
Në Fushë Arrëz janë hapur 6 qendra votimi. Kandidatët në garë janë Alfred Cafaj I PD-së dhe Dedë Gjergji i LSI-së.
Në Berat votohet në komunën Otllak. Kandidatët janë Muhamet Hoxha I PD-së ,Nasif Naso i LSI-së dhe një kandidat nga Partia e Punës së Riorganizuar.
Në komunën e Fierzës, kandidatë janë Gjelosh Pepkolaj, i PD-së dhe Mehmet Ponari i LSI-së.
Partia Socialiste pak kohë më parë mori vendim për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje si pjesë e bojkotit pasi qeveria ende nuk ka bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. per keto zgjedhje do te perdoret nje fond prej 7.5 milionë lekësh te akorduar nga qeveria.
(s.g/BalkanWeb)