E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi me Berishën, Gyl: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE

TIRANE- Kryeministri Berisha ka takuar sot në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë presidentin turk Abdylla Gyl. Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën e Presidentit Gyl si një vizitë shumë të rëndësishme, e cila rikonfirmoi edhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Presidenti Gyl shprehu kënaqësinë e veçantë për mikpritjen miqësore

“Kemi ndier kudo ngrohtësinë dhe miqësinë e kombit tuaj mik dhe mbetemi të vendosur t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve”, është shprehur kreu i shtetit turk.

Presidenti Gyl shfrytëzoi rastin për t’i shprehur Kryeministrit Berisha urimet dhe përgëzimet më të ngrohta e të sinqerta për ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe për sukseset e mëdha që qeveria shqiptare ka arritur. Presidenti Gyl inkurajoi kryeministrin Berisha se vendi i tij do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zgjerimin e tyre të mëtejshëm në veçanti për sa i përket shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe zgjerimit të mëtejshëm të investimeve turke në Shqipëri.

Investimet turke kanë njohur një rritje nga 150 milionë dollarë në vitin 2005, në 860 milionë dollarë në katër vitet e fundit. Në takim u vlerësua efekti pozitiv që ka sjellë zbatimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes dy vendeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›